Petrit Vasili: Shqipëria digjet kryeministri krihet

619
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar si idiotësi deklaratën e Edi Ramës në Prishtinë për president të përbashkët, Shqipëri-Kosovë.
Në një reagim në Facbokook, Vasili thotë se teza të tilla hidhen nga Edi Rama qëllimisht për të larguar vëmendjen nga problemet reale që ka vendi dhe qytetarët.
Vasili komenton dhe reagimin e Brukseli që dënoi deklaratën e Edi Ramës, ndërsa shpreh habinë se përse zyra e Bashkimit Europian në Tiranë nuk ka asnjë reagim për qëndrimet e kryeministrit shqiptar.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
“Shqipëria është mbërthyer në darën e papunësise, varfërisë dhe pasigurisë publike të rëndë ku çdo ditë ndodhin vrasje e grabitje.
Kryeministri këput njërën idiotësi pas tjetrës, që publiku të heqë vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare.
BE ne Bruksel reagoi për idiotësinë e kryeministrit për “presidentin kooperativist të shumë shteteve”,ndonëse në fakt është kohë e humbur të merresh me të.
Çudia e madhe kjo BE në Tiranë. Ndërsa flet edhe ne mes te natës për punë që nuk i përkasin fare hesht e bën piknik kur duhet të flasë.
Shyqyr që është Brukseli të paktën….se këta të BE në Tiranë janë më të rëndësishëm dhe nuk kane kohë….”.
Sigal