Petrit Vasili/ Shkollëpakta e Ministrisë së Arsimimit tamam si druvari, që thërret për të pre dru

477
Sigal

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj idesë së ministres së Arsimit Besa Shahini për shkrirjen e Akademisë së Shkencave me akademitë e tjera të Rajonit, për të krijuar një të vetme.
Përmes një qëndrimi të mbajtur në rrjetet sociale, Vasili shprehet se ministrja Shahini kërkon ta djegë fare Akademinë e Shekencave me synimin për ta shpërndarë atë në akademitë e tjera në Ballkan.

Nga Petrit Vasili”

Shkollëpakta e Ministrisë së Arsimimit tamam si druvari që therret:dru me pre.

Do me pre dhe me e djeg fare Akademinë e Shkencave dhe pastaj ta bëjë hi e ta shpërndajë nëpër akademitë e tjera nëpër Ballkan.

Zot na ruaj nga gjëma e shkollëpaktës, që e urren shkencën egërsisht se është pasqyra e padijes së vet proverbiale, që s’gjeti vend gjëkundi në Kosovë.

Shkollepaktës i janë vënë në krah dhe analfabetët e parlamentit, që po përgadisin turrën e druve për të djegur shkencën me firmat e tyre në ligjin që e gllabëron shkencën.

I sigurtë është vetëm ngazëllimi i shkollëpaktit, që ka sipër vetes… në krye të qeverisë, i cili kur sheh pjellat e veta që presin, shqyejnë dhe gllabërojne shkencën eksitohet.

Lexojeni çfare shkruan kjo profanë:

Image may contain: text