Petrit Vasili: Shëndetësia falas vdiq, rroftë militantizmi provincial!

545
Shëndetësia e këtij kryeministrit të sëmurë pa shërim, sot është thjesht ‘Rilindja’ e memories së rrënuar dhe militantizmit provincial.

Çfarë është bërë më parë është e qartë, por po jua freskoj pak memorien: U bë ligji bazë i sistemit shëndetësor dhe sistemi mix siguracion+buxhet shteti ai që mbretëron dhe sot, vdekshmëri foshnjore dhe amtare një shifrore, skaner në çdo rajon të vendit, për herë të parë sistem referimi, spital të ri modern të urgjencës, spital të ri kirurgjikal në Elbasan, telemedicinë edhe akseleratorët me që i kanë merak edhe tre rezonanca të reja etj etj.

Po ky kryeministri ç’po bën….apo është i aftë vetëm për dëngla me shëndetësi falas, te cilën do ta bënte brenda 2017.

Jua pata thënë që ia fut kot dhe nuk e bën dot, por kishte qejf t’i dilte boja dhe ja i doli….shëndetësia falas vdiq!

Tani ta gëzoni shëndetësinë e koncesioneve qindra milionëshe euro me kryeministrin ne krye te tyre…
Sigal