Petrit Vasili: Rilindja përdhos më shumë Reformën në Drejtësi, me listë edhe fjala

163

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, akuzon se qeveria pasi ka kapur Drejtësinë, tani sipas tij Rilindja kontrollon edhe se kush flet për Reformën në Drejtësi.

Shkas i reagimit të Vasilit, është bërë organizimi që do të bëjë Kuvendi i Shqipërisë, për promovimin e botimit parlamentar për këtë reformë dhe folës janë vetëm 3 politikanë nga PS-ja, Gramoz Ruçi, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj. Sipas tij, nga 140 politikanë që votuam pro Reformën, vetëm 3 nga PS-ja do të flasin.

”Kapen drejtësinë me ç’tu dilte përpara tani kapin edhe fjalën? Kuvendi organizon aktivitet për Reformën në Drejtësi, të miratuar tre vjet më parë. Do të flasë vetëm Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa dhe Ulsi Manja nga politika. Sa mirë. Reforma u miratua me 140 vota por vetëm këta do flasin. Komisioni i Reformës në Drejtësi në vitin 2016 kishte 10 anëtarë dhe disa zëvëndësuesa por prapë se prapë vetëm këta do flasin”,-shkruan Vasili.

Ja postimi i plotë:

Kapën drejtësinë me ç’tu dilte përpara tani kapin edhe fjalën!?

Kuvendi organizon aktivitet për reformën në drejtësi të miratuar tre vjet më parë.

Do të flasë vetëm Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa dhe Ulsi Manja nga politika. Sa mirë….

Reforma u miratua me 140 vota, por vetëm këta do flasin.

Komisioni i Reformës në Drejtësi në vitin 2016 kishte 10 anëtarë dhe disa zëvendësuesa, por prap se prap vetëm këta do flasin.

Kanë të drejtë vetëm këta që të flasin, se të tjerët as nuk dinë të flasin dhe as nuk dinë shqip.Vetëm këta edhe dinë edhe të flasin edhe dinë shqip.

Edhe 7 ligjet bazë të reformës u miratuan me tre të pestat e votave, që këta nuk i kishin vetëm , por vetëm këta do flasin se vetëm këta dinë të flasin.

Çfarë turpi!

Po si pranojnë të përdhosen në këtë farë feje.

Sa meskinë, sa të vegjël, sa mendje shkurtër dhe me verbëri provinciale janë.

Le ta gëzojnë moçalin ku kuasin veç bretkocat.

Shiheni vetë ftesën se këta mohimin nuk e kanë për turp fare.