Petrit Vasili: Reminishenca naziskine të Borchard!!

530
Sigal

 

Drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili ka reaguar në një postim në faqen e tij në facebook pas një prononcimi për mediat të përfaqësuesit të OSBE në lidhje me protesten e djshme.

“Borchard është ngulitur në memorjen e shqiptarëve si një i huaj që gjithmonë është sjellë me thikë pas shpine ndaj tyre”, shkruan Vasili.

Nga Petrit Vasili

Reminishenca naziskine të Borchard!!

Borchard përfaqësuesi i de jure i OSBE dhe de facto i rilindjes, teksa shikon sjelljen kriminale te policisë ndaj protestuesve, ngazëllehet sillet te ishte ndonjë përfaqësues i një organizate naziskine, qe adhuron përdorimin e gazit helmues për eksterminoma e zhdukje masive dhe jo si përfaqësuesi i OSBE.

Për sa i takon gjoja merakut te Borchard për ligjin dhe institucionet, ky personazh historikisht dhe sistematikisht shume negativ kujton se nuk e mbajmë mend se si ky vete bënte tifoz lek histerik për ndryshimet kushtetuese te prillit 2008, qe shkatërruan ne mënyre te pandreqshme Kushtetutën dhe zgjedhjet ne Shqipëri.

Borchard është ngulitur ne memorien e shqiptareve si një huaj qe gjithmonë është sjelle me thike pas shpine ndaj tyre.

Interesat e errëta personale te tij e kane nxire edhe imazhin e organizatës, qe përfaqëson, duke e shndërruar atë ne një paradhome te Edi Rames dhe jo ne një rojtare te paepur te demokracisë dhe zgjedhjeve te lira e te ndershme.