Petrit Vasili: Reforma në energji goditi të varfrit, Rama rri e vështron…

428
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili shpreh rezerva për reformën në sektorin e energjisë.
Në një koment në Facebook, Vasili thotë se FMN konfirmoi se reforma në fushën e energjisë goditi shtresat e varfra.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Banka boterore thote qe Reforma e energjise elektrike demtoi te varferit dhe kryeministri rri e veshtron.
Ja cfare thote Banka Boterore:
“Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara si dhe pesha e buxhetit që këto familje paguajnë për energjinë është më e madhe se familjet e tjera, respektivisht 7 për qind,” thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Te varferit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria.
Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijera te varferve nga qeveria.
Minimumi biologjik thene thjesht fare minimumi i ushqimit ditor per mijera shqiptare nuk sigurohet nga qeveria.
Nuk ulet TVSH e artikujve te shportes thene thjesht ushqimeve baze per mbijetese,por eshte kater here me e larte se vendet me te fuqishme e te pasur te Europes.
Te varferit dhe shtresat ne nevoje po perballen me mbijetesen dramatike te pamundur dhe kryeministri rri e veshtron.Lum ai….
Sigal