Petrit Vasili reagon për Ramën: Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë

447
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundër aleatëve në qeveri.
Në reagimin e tij, Vasili shprehet se Rama e pati në dorë Policinë e Shtetit dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë.
“Rama i do gjërat që t’i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë”,- shkruan në Facebook, Petrit Vasili.
Sigal