Petrit Vasili: Raporti i DASH demaskon greminën ku e futi vendin Edi Rama

598
Sigal

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sot pas publikimit të raportit vjetor të Departamenti Amerikan të Shtetit. Sipas Vasilit, raporti i DASH demaskon shtetin e krimit,trafikut të drogës dhe parave të pista të Edi Ramës.Postimi i plotë:

Raporti i DASH demaskon shtetin e krimit,trafikut të drogës dhe parave të pista të Edi Ramës.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit demaskon qartë greminën ku ka futur vendin Edi Rama.

Trekëndëshi krim i organizuar,trafik droge dhe pastrim parash këto janë kornizat e qeverisë së kriminalizuar të Edi Ramës që ka kapur shtetin.

Asnjë shqiptar nuk pret më,që ky armik i betuar i tyre të jete zgjidhja e tyre por vetëm shkatërrim i përditshëm i tyre.
Me Edi Ramën Shqipëria po shkon zi e më zi.

E gjithë narkoqeverisja me Shqipëri kalon nga një hallkë kriminale tek tjetra ku korrupsioni qeveritar dhe grabitja e miliarda euro nga qeveritaret është thelbi shkatërrimtar që iidh të gjitha.

Të nderuar miq lexojeni ju vetë çfarë thotë Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nxirrni vetë përfundimet tuaja për këtë situatë shpërthyese dhe pa shpresë ku ndodhet vendi me këtë kryeministër.

Ja Raporti:

Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”