Petrit Vasili-Ramës: Ja ku dallon një politikan nga një sharlatan

477
Sigal

Dorëheqjet e kryeministrave të Anglisë dhe Austrisë, Theresa May dhe Sebastian Kurz, si dhe dorëheqja e një ministreje meksikane kanë sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, “dorëheqjet për shkak të standarteve të larta të politikës parimore nga Austria, Anglia edhe nga Meksika e largët janë prova,që ndan një politikan nga një sharlatan”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ministrja e Meksikës dorëhiqet për parime, ndërsa Rama shkruan përçartje mëngjesore!?

Dorëheqjet për shkak të standardeve të larta të politikës parimore nga Austria,Anglia edhe nga Meksika e largët janë prova,që ndan një politikan nga një sharlatan.

Dihet pse dha dorëheqjen Kurz dhe May.

Por sot vjen një shembull i jashtëzakonshëm nga Meksika.

Lexojeni arsyen e dorëheqjes së ministres së mjedisit të Meksikës dhe kuptoni çfarë kryeministri është Edi Rama dhe çfarë standardesh morale dhe politike mizerabël e udhëheqin tek zvarritet turpshëm nëpër letra të çartura,që vijnë erë injorance e mediokritet dhe myk padijeje.

Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Meksikës dha dorëheqjen pasi ajo kishte shkaktuar një vonesë për udhëtarët,që udhëtonin në atë aeroplan dhe ekuipazhin e saj.

Gonzalos deklaroi dorëhjen dhe tha: “Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.