Petrit Vasili: Rama, përgjegjës për ngadalësimin e integrimit në BE

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama është politikani që ka përgjegjësi për mos integrimin e vendit në BE. Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se në vitin 2016 Shqipëria e mori një rekomandim pozitiv për negociata, por ishte keqqeverisja e Edi Ramës ajo që e la vendin pas në procesin e integrimit.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Kryeministri përgjegjësi i vetëm për ngadalësimin e integrimit europian.

Rekomandimi i sivjetem per hapjen e negociatave me BE eshte per mire apo per keq nje Deja Vu.

Kryeministri ne 9 nentor te 2016 kur BE dha per here te pare rekomandimin pozitiv deklaroi si me poshte:

“Vjen lajmi i shumëpritur nga Komisioni EU: Rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave Fruti me i bukur i 3-vjeteve, beteja per Reformat ”.

Mire eshte se riperseritet rekomandimi historik i 9 nentorit te 2016.

Me negative se kurre eshte qe kemi ne rekomandimin e sivjetem pranine e shqetesimit madhor e te jashtezakonshem te BE per krimin e organizuar dhe trafikun e droges,kjo eshte ajo e keqe e madhe, qe i solli kryeministri procesit te integrimit duke e veshtirsuar e kriminalizuar ate.

Kryeministri eshte pergjegjesi i vetem qe Shqiperia qe pas rekomandimit historik te 9 nentorit 2016 vetem humbet terren ne procesin e integrimit dhe qe i shtohen kushte te reja”.