Petrit Vasili: Rama kundra Ramës. Çfarë përversiteti kriminal!!

481
Sigal

Nga Petrit Vasili

Rama kundra Ramës. Çfare perversiteti kriminal!!

Sot që i duhet të vjedhë votat, Edi Rama dhe kamikazët e tij në KQZ, si idiotër që janë, e rrëzuan vetë Dekretin e Presidentit për anullimin e datës së zgjedhjeve duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Po çfarë standardi predikonte po i njejti Edi Rama në 4 tetor 2018 në emisionin Real Story, kur bëhej fjalë për Marrëveshjen e Detit me Greqinë.

Edi Rama thoshte me gojen plot me zë e figurë:

“Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur.

Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh Edi Rama.

Pra sot Edi Rama dhe kamikazët e tij socialist në KQZ, duke respektuar ato që ka thënë i njëjti Edi Rama,
së pari: duhet të zbatonin pikë për pikë dekretin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve.

Së dyti: po këta Edi Rama dhe KQZ te regjistronin ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kur ajo të ngrihej, ta shqyrtonte dhe të prisnin vendimin e saj.

Por sot halli i vjedhjes së votave të telekomanduara nga kriminelët e turperon dhe e përdhos Edi Ramën aq sa që del si karagjoz politik edhe kundra vetes duke u diskredituar totalisht

Kush e dëgjon dhe beson Edi Ramën do të thotë që nuk ka asnjë respekt ndaj vetes.