Petrit Vasili: Rama i ka hapur negociatat!

475
Sigal

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke thenë se ai “i ka hapur negociatat, Presidenti po flet kot”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili se “Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses të plote integrimin europian që në 27 qershor 2018 bile ka marrë dhe datën, sigurisht imagjinare.”

Duke vijuar në linjën e ironisë, Vasili ka sjellë edhe nje video, ku kryeministri mban fjalimin e “hapjes së negociatave”.

Postimi i plotë i Vasilit

Druaj se presidenti po flet kot!! (VIDEO).

Persë është kaq i preokupuar Presidenti se do ngelet serish ne vjeshtë qeveria dhe në 19 tetor për integrimin europian?

Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses të plote integrimin europian që në 27 qershor 2018 bile ka marrë dhe datën, sigurisht imagjinare.

Edi Rama u ka ndarë edhe dekorata ambasadorëve per këtë sukses të paparë.

Ndaj i nderuar President vëri në punë keshilltarët e tu.

Me që ata nuk të informojnë, po jua tregoj unë edhe me VIDEO këtë sukses, që kryeministri e ka arritur me kohë….dhe qe ju nuk e keni marrë vesh akoma.