Petrit Vasili: “Rama-gate, thellohet në mënyrë tronditëse grushti i shtetit”

495
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook pas publikimeve të reja mbi skandalin e dëshmitarit të rremë të përgjimit të Agron Xhafajt.

Statusi i plotë i Vasilit:

Rama-gate, thellohet në mënyrë tronditëse grushti i shtetit.

Faktet tronditëse më të fundit të inkriminimit të qeverisë në mbulimin kriminal dhe korruptiv të audiopërgjimit të vëllait të ministrit plotësojnë qartë pamjen e Rama-gate, thënë ndryshe, grushtit të shtetit në veprim.
Faktet tregojnë qartë regjinë e kryeministrit për të inskenuar aktorë, për t’i paguar dhe për t’u ofruar garancitë e paprekshmërisë së tyre.
Qeveria, që ka çuar përpara drejtësisë drejtorë, specialistë, infermierë e plot e plot njerëz thjesht dhe vetëm me faktet e emisioneve televizive investigative, sot mbulon përgjimet pjesë e dosjes së audiopërgjimit.
Qeveria, që ka çuar në burg njerëz për denoncimet në portalin e saj sot e mbështetur nga kryeprokurorja po mbulojnë sheshit një krim shtetëror.
Kryeprokurorja po shkel mbi çdo ligj dhe mbi institucionin që ajo vetë drejton, në emër të borxhit, që ka ndaj kryeministrit që e votoi me 69 vota.
Rama-gate po thellohet orë pas ore dhe grushti i shtetit tashmë është në sytë e të gjithëve.
Rama-gate është pa rrugëdalje për të.