Petrit Vasili: Rama e ktheu vendin në lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të krimit

87
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer ne një lavatrice të pastrimit të parave të drogës, trafikut të qenieve njerëzore si dhe krimit të organizuar. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se ky kryeministër ka vdekur politikisht dhe koha e tij ka mbaruar.
Statusi i plotë: 
Amerika foli: Kryeministri ktheu vendin ne lavatrice gjigande te pastrimit te parave te krimit.
Departamenti Amerikan i Shtetit foli qarte.Shqiperia eshte kthyer ne nje lavatrice gjigande te pastrimit te parave te droges,trafikut te qenieve njerezore,krimit te organizuar.
Kryeministri i zene per fyti nga krimi i organizuar e damkosi Shqiperine si vendi ku krimi ka kapur pushtetin politik te qeverise dhe ekonomine e vendit.
Ky kryeminister, qe ekonomine kombetare e shkaterron ne emer te pastrimit te parave te zeza te krimit KA VDEKUR POLITIKISHT.
DASH thote:
“Ndërtimi, vecanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.
Sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.
Koha e ketij kryeministri ka mbaruar.
Ky eshte thjesht nje Genjeshtar Global qe eshte i sinqerte vetem me kriminelet.
Shqiptaret jane pa drejtim.