Petrit Vasili: Rama e ka gënjeshtrën sëmundje pa shërim

136

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmeve se Shqipëria do të strehojë ish luftëtarët e kapur rob të ISIS-it, në një kamp të financuar nga vendet e BE. Ish-ministri i Drejtësisë Petrit Vasili shkruan: Kryeministri ynë gënjeshtrën e ka sëmundje pa shërim dhe nuk kurseu as kryeministrin Borissov. Që kryeministri ynë e ka gënjeshtrën mënyrë jetese, nuk është lajm. I palodhur, i paepur dhe pa shërim në sëmundjen e tij të gënjeshtrës, ai në rastin e qendrës së rehabilitimit të ish të kthyerve nga ISIS, nuk kurseu as kryeministrin e Bullgarisë Borissov dhe e nxori atë si njeri, që nuk di ç’flet, duke harruar, që ai është kryeministri i një vendi anëtar i BE dhe mik i Shqipërisë si Bullgaria. Meqenëse ky mashtruesi i sëmurë kryeministri ynë prapë i ra në qafë opozitës, lexoni vetë se ç’ka thënë z.Borissov, por, meqë ky mashtruesi në krye të qeverisë s’ka turp, po ju vëmë në dispozicion edhe videon e konferencës për shtyp që edhe ta shikoni.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp.