Petrit Vasili: Rama duhet të japë llogari dhe për mashtrimin e rëndë publik ndaj NATO-s

510
Kryetari i Grupit Parlamentar te LSI-se Petrit Vasili, Sekretari i Pergjithshem i LSI, Endrit Braimllari si dhe deputeti i qarkut Korce, Edmond Panariti kane zhvilluar sot nje takim me strukturat e LSI ne Korce. Gjate fjales se tij ne kete takim, kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili u ndal te gjendja e veshtire ekonomike. Ai fajesoi per kete kryeministrin Rama dhe lidhjet e tij me drogen dhe krimin e organizuar. Vasili tha se Rama duhet te pergjigjet dhe te jape llogari dhe per mashtrimin e rende publik ndaj NATO-s. “Droga dhe krimi organizuar kane rrenuar ekonomine. Kryeministri duhet te pergjigjet sepse ka mashtruar per NATO”, tha Vasili. Nderkaq Sekretari i Pergjithshem i LSI, Endrit Braimllari tha se situata e veshtire ekonomike, krimi dhe korrupsioni ne Shqiperi, po sjellin gjithnje e me shume revoltimin e qytetareve dhe vecanerisht te rinjve, te cilet nuk mund te pajtohen dot me kete situate. “Kryeministri eshte koka e korrupsionit ne Shqiperi. Rinia e revoltuar nga qeverisja e krimininalizuar e kryeministrit. Baza e LSI solidariteti dhe perkushtimi ndaj cdo qytetar”, tha Braimllari, nderkohe qe deputeti Panariti theksoi se: Kryeministri Rama ka mbjelle varferi dhe mjerim ne te gjithe vendin.
Sigal