Petrit Vasili: Rama dhe vandalët e tij sulm mbi Teatrin, si bolshevikët mbi Pallatin e Dimrit

542
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, një prej politikanëve më aktivë gjatë ngjarjeve të sotme te Teatri Kombëtar, përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, krahason sulmin ndaj Teatrit me sulmin e bolshevikëve ndaj Pallatit të Dimrit në Rusi.

Sipas Vasilit, ashtu si bolshevikët, edhe rilindasit po venë dorë mbi gjithçka me vlerë në Teatër.

Edi Rama dhe vandalët e tij sulm mbi Teatrin, si bolshevikët mbi Pallatin e Dimrit.

Brutale, vulgare dhe pagdhendur rilindasit e Edi Ramës dhunojnë objektet, që kanë bërë historinë e mrekullueshme të artit dramatik në Teatër.

Njëlloj si bolshevikët, që urinonin mbi veprat e artit kur mësynë Pallatin e Dimrit, ashtu edhe këta vunë dorë mbi gjithçka me vlerë në Teatër.

Shihni një poltrone, që ka shërbyer për vënien në skenë të kryeveprave të dramatugjisë në teatër, që përdhoset në një qoshe nga policia bolshevike dhe vandale e Edi Ramës. Edi Rama dhe vandalët e tij sulm mbi Teatrin, si bolshevikët mbi Pallatin e Dimrit.(FOTO).

Image