Petrit Vasili: Qytetarët shqiptar kanë treguar që kanë ecur përpara

657
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili bashkëbisedim me gazetarët
Jemi sot një ditë pas një demonstrimi qytetar në nivel kombëtar. Besoj që është një ditë e madhe për këtë rizgjim shumë të rëndësishëm të ndërgjegjes shoqërore të gjithë shqiptarëve. Përfundimisht asnjë shqiptar nuk ka bindjen më se mund ta poshtërojnë, nënshtrojnë, shkelin me këmbë, grabisin atë dhe familjenne tij. Kjo bindje shumë e rëndësishme se çdo gjë tjetër dhe është shumë më e rëndësishme se argumentet politike pasi në të gjitha rastet politika ka detyrë të ndjek të mbështesë dhe të eci me ritmin e qytetarëve. Qytetarët shqiptar kanë treguar që kanë ecur përpara, kanë perceptuar akoma më mirë dhe më fort se politika sesa e rëndë dhe e thellë është kriza jo vetëm politike por edhe kriza ekonomiko-shoqërore. Mbasu varfëria ekstreme e frikshme tragjike dhe e riktheksoj pavarësisht nga jehona shumë e pakët që media shqiptare i bën faktit më tragjik nga të gjitha faktet e tjera, që Shqipëria ka vendin e parë në Europë për emigracionin e moshës 7-17 vjeç. Ju bëj apel dhe njëherë tjetër, për këtë fakt duke bërë që secili punonjës i medias shqiptarë, nuk kam ndërmend këtu pronarët e tyre por çdo punonjës i terrenit, gazetar, të mos harrojë që kjo fashë moshe do të thotë që janë vëllezërit motrat ata që janë pak më të mëdhenj janë fëmijët e tyre. Viktimat më tragjike të kriminalitetit, pasi po ju them dhe njëherë tjetër, ky kontigjent moshor nga katër çështje të mëdha: pedofilia, trafiku i organeve, rreziku i kthimit në shpërndarës droge dhe në baby killer, pra vrasës fëmijë. Kjo situatë kaq e rëndë është perceptuar ka hyrë në palcën e popullit dhe prandaj është ky reagim nga forca e madhe dhe demonstrimi paqësor pra edhe i fortë dhe i vendosur u ngjau shumë atyre reagimeve masive që ndodhin në vende me kulturē politike shumë të qytetëruara siç është Franca e cila po përjeton protestē të një karakteri shoqëror shumë të fortë. Ashtu siç Sllovakia po përballet fort me qeverinë e vendit të saj për ato kërkesa dhe për ato vërejtje dhe brenga që kanë. Pra lajmi më i madh është që ndërgjegjja shoqërore shqiptare është rizgjuar. Dhe pikërisht për ketë arsye detyra e politikës dhe veçanërisht e opozitës është të vazhdojë ta ndjek me konsenguencë pa asnjë kompleks dhe me vendosmëri këtë rrugë të cilën e shtruan dhe e hapën qytetarët për tiu kundërvënë qeverisjes më të shëmtuar, negative antishqiptare dhe më çnjerëzore që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Njëherazi ne dënojmë të gjitha llojet e politikave të ndjekura qoftë në Parlament qoftë gjithandej për të manipuluar dhe mbytur zërin qytetar. Siç qe dëgjesa me qytetarët e Kukësit nga kryeministri i vendit pasi për të cilin aplikimi i konferencave do të thotë që kryeministri është më larg se Zelanda e re dhe Austria.Nuk është dy orë larg dhe detyrohet të bëjë video konferencë pasi ky kryeministër që do të bashkëqeveriste bashkë me popullin nuk mund të bashkëbisedojë bashkë me popullin. Se dyti jemi në një moment shumë të vështirë përsa i përket varrosjes së parlamententarizmit në Shqipëri. Ju të gjithë jeni familjar tani dhe këtu nuk kemi çtë diskutojmë më. Që populli është përballur me një përcaktim poshtërues për herë të parë në historinë e gjithë Shqipërisë. Kushdo mund të gërmojë në arkivat e të gjithë parlamenteve shqiptare por një kryeministër që krahason popullin me organet gjenitale të mashkullit, ky i dytë një bastard i tillë nuk mund të shfaqet në Shqipëri. Dhe ca të tjerë më bastard se ai e kanë mbrojtur dje, kanë folur për një të ashtuquajtur poezi dhe po dje këta bastard kanë miratuar një kod etike. Ç’kod etike mund të ketë ky parlament. Dy orë më parë pas mbarimit të miratimit të këtij kodi etika e re e parlamentit është që të poshtërojë popullin kryeministri dhe ta krahasojë në mënyrën më vulgare të mundshme. Ndaj kryetari i Kuvendit i cili është bashkëvotues dje në byronë e Kuvendit nuk mund të ngrej më asnjë pretendim për asnjë përcaktim që mund të bëhet në sallë. I pari dhe mbi të gjithë ai ka humbur të drejtën morale, politike e ka humbur me kohë por ka pasur një iluzion se moralisht kryetari i Kuvendit ka pasur ca norma minimale përtej të cilave ai nuk mund të shkonte. Përfundimisht ai është bërë pjesë e kësaj ushtrie bastardësh dhe me votën e djeshme ka humbur të drejtën që të dënojë, të vendosë masa për një etikë të caktuar në Parlament. Etika e parlamentit ka vdekur dje bashkë me byronë që është bërë në byronë e Kuvendit që një bastard që krahason popullin e tij me organin gjenital mashkullor është atje dhe konsiderohet normaliteti më i madh në botë. Bashkë me këtë doja të ecnim më tutje edhe me një problem madhor që lidhet me opozitën dhe fokusin e saj. Opozita përfundimisht duke i bërë jehonë zërit të qytetarëve nuk kthehet pas asnjë hap përsa i takon anullimit të taksês së Rrugës së Kombit. Qytetarët e Kukësit as që duhen vënë në diskutim. Nuk heq dorë nga lirimi I të gjithë qytetarëve që protestuan për bukën e gojës pasi fajtori pranoi publikisht fajin dhe kryeministri i Shqipërisë pranoi që ishte ai fajtori dhe përderisa është ai fajtori nuk mund të jenë fajtorë ata qytetar që janë në burg, kurrën e kurrës, dhe akti i parë, çdo minutë dhe tani që unë mbaj konferencën e shtypit me ju, duhet lirimi i menjëhershëm sepse është një turp kombëtar që kryeministri e pranon që është fajtor dhe është atje në krye të qeverisë së vendit dhe ata për shkak se fajin e ka bërë ky duhet të qëndrojnë në burg. Kjo është kriminal, e pandershme dhe gjithë thikat e tjera që kryeministri u ka vendosur pas shpine qytetarëve. Hetimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të gjithë prokurorëve dhe policëve të cilët falsifikuan aktet pasi në të gjitha mediat të kolegëve dhe në mediat që jeni këtu prezent është bërë publik nga dëshmitarët që janë rrëmbyer në mes të natës nga krevati dhe janë arrestuar. Në aktet përkatëse është shkruar ora 10 e mëngjesit. Cila është drejtësia e re, ajo që manipulon faktet, provat, që arreston si në kohën e sigurimit të shtetit njerëzit dhe i rrëmben nga krevati. Këta njerëz duhet të përballen përpara ligjit. Në qoftë se është folur për një të ashtuquajtur Vetting ky fakt nuk ka nevojë Vetting, Vettingun e kanë bërë qytetarët të cilët kanë pohuar që janë rrëmbyer në 3 të natës dhe ata dhe avokatët e tyre janë përballur e akte të cilat provojnë që policia ka manipuluar dhe ka shkruar që janë arrestuar në mes të ditës pikërisht për të fshehur fajin e saj. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për çdo qytetar i cili duhet të jetojë me frikën dhe tmerrin se mund të rrëmbehet në mes të natës nga shtëpia e tij. Anullimi i menjëhershëm i TVSH-së për biznesin e vogël. Një proces që ka fillaur, është proces rrënues, është kundërshtuar nga FMN-ja nuk mund të pranojmë një qeveri e cila refuzon institucionet ndërkombëtare që asistojnë në Shqipëri që i japin kredibilitet Shqipërisë. Anullimi i menjëhershëm i shtesës së tarifës së ujit dhe taksës së pronës. Janë taksa të cilat kanë rënduar buxhetet familjare edhe të mijëra pensionistëve në mënyrë skandaloze. Është një situatë nga më tragjiket dhe rëndimi financiar krijon vetëm një eksplozion shoqëror për të cilin përgjegjësi i vetëm do të jetë vetëm qeveria dhe kryeministrii. Dhe njëherazi një qëllim i pandryshuar për anullimin e heqjes së ndihmës ekonomike për mijëra familje shqiptare të cilave u hiqet ndihma ekonomike, janë pre e taksave dhe e tatimeve grabitqare dhe kthimin e tyre në subjekte varfërie ekstreme. E fundit po jo më pak e rëndësishme. Kryeministri me pacipësi dhe papërgjegjshmëri që e ka bërë atë të lidhur vetëm me oligarkët dhe me asnjë tjetër dhe ky nuk është slogan por një realitet faktik. Ka konfirmuar se do të vazhdojë konçensionet dhe për rrugë të tjera. Apo dëshiron, pasi konçensionet nuk do ti aplikoj dot, kjo është e prerë. Këtë çështje e ka marrë populli në dorë dhe populli është shumë më i madh edhe se kryeministri edhe sesa 10 policë që do të çojë atje të cilët as i ka njëri problem fare. Populli dhe opozita nuk ka dashur kurrë të prek policët me dorë pasi respekton shtetin por nuk është se e shqetësojnë apo e trembin, janë kaq të parëndësishëm, kaq të pakët dhe moralisht kaq të rrënuar saqë nuk na shqetësojnë fare por fakti që kryeministri vazhdon të flas për konçensionet kur FMN dhe ambasada amerikane kanë kërkuar ndaljen e konçensioneve janë fakt që oligarkët e kanë zënë për fyti por Shqipëria nuk mund të jetë as viktimë e oligarkëve dhe as lopa që e mjelin oligarkët të cilët ndajnë pjesën me kryeministrin e vendit.Ndaj qëndrimi për konçensionet është i palëkundur, është e turpshme, jam i keqardhur që nga media shqiptar nuk përmendet , përmenden 1000 fakte të tjera por prej 2 vjet e ca propozimi përkatës për konçensionet i propozuar nga LSI që kur LSI ka qenë në mazhorancë me PS, është atje i bllokuar dhe sot e kësaj dite dhe bllokohet nga PS për shqyrtim. Edhe kësaj nisme do ti qëndrojmë deri në fund për të kthyer normalitetin politiko shoqëror në vend. Gjithë LSI është e unifikuar dhe më e vendosur se të gjithë të tjerët në ballë të aksionit së bashku me PD. Dita e djeshme ishte një provë evidente dhe këtë qëndrim nuk e zbeh asnjë lloj pozicionimi. Të gjithë deputetët e mbështesin këtë. Por e rëndësishme është që të gjithë mijëra mbështetësit e LSI por dhe qytetarët mbështesin nismën. Këtu bëhet fjalë për një uragan popullor të cilin nuk e ndalim përveç se kemi detyrën ta ndjekim dhe ta mbështesim pafundësisht me gjithë fuqinë që politika ka. Ju bej një ftesë shumë miqësore të hiqni dorë njëherë e përgjithmonë nga politikat e unifikimit të qëndrimit mbas momentit kur të gjithë ju dhe bashkë me mua, burra dhe gra, fëmijë dhe të moshuar, I gjithë populli shqiptar është krahasuar me organin gjenital mashkullor në mënyrën më vulgare me te poshtër. Përcaktim që iu shkon atyre që flasin kështu për popullin dhe fatkeqësisht është kryeministër, është bastard dhe ky është një qëndrim korrekt dhe normal. Në të kundërt do ishte një anormalitet dhe ne do ishim ashtu si na përcakton kryeministri më së fundmi.
Z. Vasili disa përfaqësues të shoqërisë civile ju kanë akuzuar se keni marrë kauzën e tyre. Si do të vazhdojë opozita për të mbajtur të bashkuar gjithë faktorët për të vazhduar mosbindjen civile?
Kauza nuk është as e shoqërisë civile dhe as e politikës. Por e qytetarëve. Qytetarët e Kukësit u ngritën ne jemi pjesë të padiskutieshëm të kauzës. Në mbështetjen e kësaj kauze të madhe ka një vend për secilin por nuk ka vend për llafazanët. Ka vend për ata të cilët e mbështesin këtë aksion, investohen ne vijë të parë, sakrifikojnë, sigurisht edhe procedohen edhe arrestohen edhe përndiqen nga një polici e inkriminuar që besoj që nuk ka Vetting që nuk e shëron dhe ky është qëndrimi ndaj një kauze të cilën e kanë ngritur dhe lartësuar sa malet e Kukësit qytetarët kuksian.Ne kemi detyrên ta mbështesim deri në fund, kush ka merakun e protagonizmit politik do të thotë që mban një qëndrim antikauzë.
Sigal