Petrit Vasili: Pse Vllahutin nuk hesht xhanëm?

560
Sigal

Po si mundet të besohet Vllahutin, kur flet për refugjatët? Pse nuk hesht xhanëm? Vllahutin foli nga Shkodra për refugjatët. Gjithmonë ajo flet, pasi flet Edi Rama dhe gjithmonë thotë të njëjtat gjëra, si ai. Kush e beson? Askush. Gjermania thotë me gojën plot, na i kërkuan vetë shqiptarët refugjatët. Vllahutin thotë jo. Deklarimet për refugjatët vijnë nga të katër anët, nga Brukseli nga Franca, etj., etj., Vllahutin prapë thotë jo. Kryeministri bullgar flet për ish-at e ISIS, ndërsa Vllahutin thotë jo. Pse nuk hesht xhanëm? Sepse po kjo Vllahutin na tha me gojën plot, që 99% e drogës ishte asgjësuar, se krimi i organizuar po luftohej me rezultate mbresëlënëse, se reforma në drejtësi po fluturonte gjithashtu. Ndërsa sot këto “suksese” të mëdha, që lanë pa gojë Vllahutinin, janë kushtet kryesore, që pengojnë hapjen e negociatave. Vllahutin nuk di të heshtë. Por sot ajo flet me veten e saj, pasi askush nuk e dëgjon dhe aq më pak ta besojë.

Ka ardhur koha për të ikur, bile sa më parë dhe në heshtje bile, sepse çdo fjalë më tej është thjesht zhurmë, murmurimë faji dhe asgjë më shumë. Shqiptarët duhet t’i fshijnë nga memoria ata, të cilët i kthyen vuajtjet e tyre në përfitime dhe perspektivën e integrimit në një rrugë të errët dhe në një ëndërr të ndaluar.