Petrit Vasili: Propozimet e LSI-së për reformën zgjedhore i kemi çuar në kolegj, presim përgjigje

552
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi dje në media, se LSI ka bërë disa propozime konkrete për reformën zgjedhore, të cilat janë edhe të mundshme. Zoit Vasili, në prononcimin e tij publik, veçoi heqjen e të drejtës së ankimimit në KQZ pas zgjedhjeve, duke iu dërguar këtë atribut Kolegjit Zgjedhor me qëllim që të mos ketë vonesa. Sipas zotit Vasili, “Kemi paraqitur disa propozime, ku ne i kemi parë në dy fenomene; trafikimi dhe shitblerja e votës, paratë, një vend pune, fotografimi i saj, fenomen i cili ka spikatur më së shumti mbas zgjedhjeve të 2013-s e këtej. Në zgjedhjet e 2013-s e 2015-s nuk ka pasur kontestime për numërimin e votës, por për shitblerjen e saj. E kemi përqendruar vëmendjen këtu. Jemi përqendruar edhe tek fenomeni i mënyrës së financimit dhe parave të dyfishta që prodhojnë rezultate të deformuara. Së treti, një ide tjetër është shpejtimi i procesit nëpërmjet gjykimeve që ne i gjykojmë të mundshme, si rritja e qendrave të numërimit, dhe së dyti për të hequr KQZ-në si një hallkë ankimimi, duke shkuar drejtpërdrejt në kolegjin zgjedhor”, shprehet Vasili.
Sigal