Petrit Vasili: Prokuroria të hetojë komplotin e pularisë, Berisha të mos nxitohet, që të mos ngrohë vezët e krimit

519
Sigal

Spartak Braho: Berisha ka detyrim ligjor të dëshmojë në Prokurori, jo shkallëve

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, në një prononcim për mediet, i kërkoi deputetit Sali Berisha, që të dëshmojë në Prokurori në lidhje me  çështjen “Doshi” dhe jo të lëshojë akuza shkallëve të selisë së PD-së Spartak Braho i kujton Berishës se fshehja e informacioneve përbën një vepër penale.

Berisha duhet ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen

“Sali Berisha ka detyrim ligjor të dëshmojë në Prokurori, jo shkallëve. Berisha duhet ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen”, theksoi Braho. Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho i kërkoi Prokurorisë që të administrojë deklaratat e bëra nga z. Berisha dhe të punojë për zbardhjen e çështjes. “Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Sali Berishës për zbardhjen e çështjes. Doktori të ruajë qetësinë, pasi të enjten kam surpriza për të në Kuvend”, tha Spartak Braho, Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Petrit Vasili: Prokuroria të hetojë komplotin e pularisë

Kryetari grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi. Deputeti Petrit Vasili kërkoi që komploti i pularisë duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, teksa i kërkoi deputetit të PD-së, Sali Berisha të mos nxitohet me deklaratat e tij”. Gjithashtu, deputeti Petrit  Vasili i bëri apel Berishës, që të mos ngrohë vezët e krimit. “Kërkoj që komploti i pularisë së Koplikut të hetohet nga të gjitha organet e drejtësisë. I bëj gjithashtu thirrje z. Sali Berisha që të mos nxitohet me deklaratat e tij dhe i them që të mos ngrohë vezët e krimit”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili.