Petrit Vasili: Prokuroria të hetojë Edi Ramën për pastrim parash

61
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili kërkon nga prokuroria të hetojë vendimet e kryeministrit Edi Rama për koncesionet. Duke ju referuar deklaratës së shefit të FMN në Tiranë, Vasili thotë se tashmë është e provuar se skema e ndjekur nga Rama për ekonominë është kriminale.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
“FMN foli, Kryeministri me koncesionet po shkatërron dhe kriminalizon ekonominë. Kryeministri me koncesionet po e zhyt vendin në një gremine ekonomike shumë të rrezikshme dhe me pasoja shkatërrimtare. Riciklimi i parave të pista, krijimi i një borxhi të tmerrshëm me pasoja afat gjata, asfiksimi i ekonomisë dhe mbretërimi i klientelizmit kriminal, këto janë e ardhmja e zezë që e pret ekonominë e vendit. Kryeministri është ideatori dhe frymëzuesi i koncesioneve si PIRAMIDA të vërteta kriminale financiare. Hetimi me çdo mjet dhe formë i veprimtarisë kriminale në ekonomi të kryeministrit duhet të jetë objektivi më i rëndësishëm i Prokurorisë dhe i partnerëve ndërkombëtare, pasi FMN ka vënë gishtin mbi plagë. Bllokimi kriminal prej më shumë se dy vjetësh në parlament i ligjit të propozuar nga LSI për koncesionet është dëshmi evidente e interesave të errëta dhe okulte të qeverisë për koncesionet. FMN foli shume qarte ajo thotë: 1.Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm.ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marr një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”, Sipas shefit të FMN në Tiranë. “Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhën me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti:Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët. “Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët. Sw treti:“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”.