Petrit Vasili: Prokuroria është kthyer në zyrë të qeverisë

364
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar sot prokurorinë për hetime të orientuara politikisht nga qeveria. Në një reagim në rrjetet sociale Vasili thotë se organi i akuzës ka dalë kundër popullit. Sipas tij, Prokuroria është kthyer në zyrë të qeverisë së drogës.
Petrit Vasili ka kërkuar publikisht nga opozita dhe protestuesit që javën e ardhshme të mos lejojnë kryeministrin të hyjë në zyrën e tij. Kjo deklaratë ka krijuar panik në kryeministri, çka ka sjellë që Petrit Vasili të mbahet nën përgjim nga strukturat e kryeminitrit. Kreu i deputetëve të LSI përgjohet pa vendim gjykate dhe ky është një skandal qeveritar. Pjesë e skenarit të opozitës mbetet edhe bllokimi i hyrjes së ministrave në zyrat e tyre. Por Petrit Vasili ka kërkuar që protestuesit të vendosin edhe një tra, si në Rrugën e Kombit, para hyrjes së rrugës te shtëpia e kryeministrit në Surrel. Kjo gjë mund të sjellë përplasje të dhunshme mes policisë, gardës dhe protestuesve. Kreu i deputetëve të LSI ka deklaruar në shtabin e Frontit Opozitar se do të jetë ai i pari që do i prijë protestuesve dhe që do të vendosë traun para shtëpisë së Edi Ramës.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
Prokuroria perfundimisht kunder popullit dhe eshte bërë si zyre e narkoqeverise.
Prokuroria e beri zgjedhjen e saj qe te jete gjymtyre e qeverise dhe instrument i saj kunder popullit,kunder te drejtes, kunder ligjit.
Ka zgjedhur prokuroria te mbroje gangsteret e policise, qe arrestuan qytetaret kukesiane naten ne gjume duke dhunuar hapur ligjin dhe cdo te drejte.
Kjo prokurori, qe i eshte kundervene popullit dhe qe nuk arreston ata qe sabotuan kapjen e rrjetit te droges ne rastin e 613 kg kokaine,qe nuk arreston ish ministrin e brendeshem te droges,qe nuk hap dosjet e zeza te korrupsionit te qeverise,por qecarreston te varferit per 50 mije leke energji elektrike,per riparimin e catise pa leje,per riparimin e gardhit ne fshat,e ka humbur cdo besim te popullit.
Populli nuk e njeh më kete prokurori shnderruar ne nje zyre te rendomte te kriminalizuar te narkoqeverise.
Sigal