Petrit Vasili porosit deputetët e LSI: Kujdes makinat, policia ka mision t’ju vendosë droge!

512
Skenarin që policia ka bërë shumë herë me kundërshtarët politikë e personalë të shefave të policisë apo me ata që i publikojnë skandalet e bëra gjatë ushtrimit të detyrës, duke u futur armë në makina, lekë false, thika e doza droge në xhepa, kupola e “rilindjes”, ka vendosur t’ia lërë si detyrë policisë së “çunave” të Tahirit”, jo për të “kapur në flagrancë” qytetarët e thjeshtë, por për të futur në kurth deputetë e shtetarë të lartë. Këtë alarm e ka dhënë Nënkryetari LSI, Z. Petrit Vasili, duke ua bërë të ditur deputetëve dhe kryebashkiakëve, drejtorëve e zyrtarëve të tjerë të LSI, në një takim të zhvilluar urgjent me ta. Deputetët dhe kryebashkiakët që i përkasin LSI-së, duket se janë vendosur në shënjestër të policisë, jo për tu siguruar jetën dhe punë normale, por për tu vënë drogë nëpër makina me synimin që të arrestohen “në flagrancë” si gjoja trafikantë. Ky alarm është dhënë dje, nisur nga praktikat që ka nisur policia, por më së shumti, nisur nga informacionet e ardhura nga shërbimet sekrete të huaja. Burime kanë bërë të ditur, se kjo mbledhje është zhvilluar para dy muajsh, ku drejtuesi i grupit të LSI, pretendon se ishte njoftuar nga shërbimet e huaja. Burime kanë bërë me dije se deputet e LSI-së pretendojnë, se kanë qenë “gjah” i policisë për t’i inkriminuar edhe si transportues droge.
Sigal