Petrit Vasili: Po Prokuroria ku është, çfarë bën?

595
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili kërkuar reagimin e institucioneve të drejtësisë për të gjitha shkeljet që janë vrejtur gjatë ditëve të fundit.
Ai thotë se qeveria me shprehjen “më fal” po shkel gjithë ligjet dhe nga Prokuroria nuk ka asnjë hetim apo ndjekje penale.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën?
Kryeministri dhunon ligjin dhe i thote policise flakni uniformat e beni vota per rilindjen.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Pedagoget nuk marrin rrogat se aktet nenligjore qeveria nuk i ben.Ministrja e arsimit kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri megjithse i paralajmeruar jep leje per HEC ne Osum dhe dhunon ligjin.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri shperdoron qindra milion leke per palmat e thara ne autostrade.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri kete drejtesi te ligë kerkon,qe per vete ti mbylle fajet e tij me nje falje.
Ndersa drejtesia tjeter per qytetaret qe i fut ne burg per pese leke energji elektrike te papaguar apo nje fature uji,apo per nje shkelje te rendomte rrugore.
Kjo eshte drejtesia “e re” e thare si palmat ne autostrade”.
Sigal