Petrit Vasili citon poetin e madh gjerman: Drejtësia është buka e popullit!

502
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka cituar poetin e dramaturgun e madh gjerman Bertold Breht, i cili thotë se “Drejtësia është buka e popullit”.

Vasili, duke sjellë një poezi të këtij poeti sheprehet se “Kush e kap, e përdhos dhe e shkel drejtësinë është veçse një armik që meriton veçse ndëshkim të rendë!”

Postimi i plotë i Vasilit:

Nga Petrit Vasili

Po po drejtësia është buka e popullit!

Kush e kap,e përdhos dhe e shkel është veçse një armik që meriton veçse ndëshkim të rëndë!

I madhi Bertold Breht e lartëson Drejtësinë e vërtetë,që është Buka e Popullit.

Lexojini këto vargje të Brehtit miq, që të kuptoni më mirë e më qartë armiqtë e drejtësisë, që kemi përballë!

Bertold Brecht:

“Drejtësia është buka e popullit.

Ndonjëherë është e bollshme, ndonjëherë mungon.
Ndonjëherë ka shije të mirë, ndonjëherë shije të keqe.
Kur buka mungon, nis uria.
Kur buka është e keqe, nis mllefi.

Hidhe tej drejtësinë e keqe
Të pjekur pa dashuri, gatuar pa dije!
Drejtësi pa aromë, me një kore të murrme
Drejtësia bajate, që vjen tepër vonë!

Nëse buka është e mirë dhe e bollshme
Pjesa tjetër e ushqimit mund të mos vihet re.
Askush s’mund të ketë shumë nga të gjitha menjëherë.
Ushqyer me bukën e drejtësisë
Mund të rritet puna
Prej së cilës vjen bollëku.

Siç nevojitet buka e përditshme
Ashtu edhe drejtësia.
Madje nevojitet disa herë në ditë.

Prej mëngjesit e gjer në mbrëmje, në punë, në gëzim
Në punën që është edhe gëzim
Në kohë të vështira dhe në kohë të lumtura
Populli kërkon të bollshmen, të ushqyeshmen
Bukë të përditshme të drejtësisë.

Po meqë buka e drejtësisë pra na qenka kaq e rëndësishme
Kush, o miq, do të duhet ta pjekë?

Kush i pjek bukët e tjera?

Si bukët e tjera
Buka e drejtësisë duhet të piqet
Nga populli

E bollshme, e ushqyeshme, përditë.”