Petrit Vasili: “Për kushtet e vështira në Qendrën e Traumës, qeveria të reagojë!”

407
Sigal

Shqetësimeve të bluzave të bardha për mungesën e kushteve dhe mbipopullimin në Qendrën unike të Traumës në Tiranë ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili. “Dhe në këtë moment që flasim, në atë shërbim paraqiten raste jo të zakonshme. Nuk paraqiten për një rrufë apo kollë, por paraqiten me trauma tepër të rënda dhe kritike. Kjo situatë atje në kushtet në të cilat aty punohet, paraqet problematik që nuk pret minutë pas minute. Ndaj apeli ynë në këtë moment shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qeveria, e cila duhet të adaptojë masa të karakterit emergjent. Ndërkohë, që qeveria e ardhshme do të jetë e orientuar të marrë masa të karakterit afatmesëm dhe afatgjatë me një strukturë jetike siç është struktura e Spitalit Ushtarak, por ndërkohë, në gjithë këtë periudhë që kemi përpara deri në ardhjen e qeverisë së re, qeveria aktuale, e cila në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, as nuk prononcohet, as nuk merr masa konkrete duhet të lërë me nxitim pushimet. Një qeveritar nuk mund të ketë pushime dhe plazh, por duhet të jetë në krye të detyrës dhe t’i kthejë përgjigje kësaj çështjeje sepse besoj se ka shumë më tepër vlerë për jetën e njeriut të zgjidhen në mënyrë akute problemet e Spitalit Ushtarak duke bërë lloj-lloj zgjidhjesh”, u shpreh Vasili.