Petrit Vasili: PD nuk gjen dot kandidatë për zgjedhjet vendore dhe për Bashkinë e Tiranës!

396
Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është qesharak. Theksoj se PD ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo edhe falë tolerancës sonë si mazhorancë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi të premten se zgjedhjet vendore të 21 qershorit nuk do të shtyhen.
Në një prononcim për mediat, pas deklaratave të përfaqësuesve të PD-së se nuk do të futen në zgjedhje nëse nuk përfundon procesi i dekriminalizimit, Vasili, shpreh vullnetin e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 21 qershor.
Keu i grupit kuvendor të LSI-së, Vasili e cilësoi si qesharake shantazhin e Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Sipas Vasilit, PD edhe pse ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, falë edhe tolerancës së mazhorancës, nuk dëshiron të futet në garë pasi nuk gjen dot kandidatë për zgjedhje.
“Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është qesharak. Theksoj se PD ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo edhe falë tolerancës sonë si mazhorancë. Por, Partia Demokratike nuk gjen dot kandidatë për zgjedhjet vendore dhe kjo forcë politike nuk ka kandidatë për Bashkinë e Tiranës”, tha Vasili.
I pyetur për çështjen e dekriminalizimit dhe propozimet që PD ka bërë në Kuvend, Vasili u shpreh se PD-së i ka dalë boja me dekriminalizimin. Ai shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të zgjedhur kandidatë me integritet për zgjedhjet vendore, ndërsa shtoi se dhe kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë. “PD-së i doli boja me dekriminalizimin. Mazhoranca do të zgjedhë figura me integritet. Kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë”, theksoi më tej, Vasili.
Sigal