Petrit Vasili: Paketa fiskale s’ishte vizionare

496
“ Rritja ekonomike është ajo që duhet të marrë përgjigje themelore dhe çdo debat tjetër është periferik dhe nuk mundet dhe nuk do të mund ta zëvendësojë dot këtë çështje” kështu deklaroi kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një intervistë. Petrit Vasili nënvizoi se komunikimi mes Ramës e Metës ka qenë dhe do të vijojë të mbetet korrekt dhe konstruktiv dhe se në këto momente më e rëndësishme është diskutimi për rritjen ekonomike.
Sigal

-Si i vlerësoni komentet e shumë qytetarëve që ankohen për mungesë dritash, uji të pijshëm?

– Është e vërtetë që këto fenomente kanë qenë të shpeshta, dhe jo vetëm këtë vit, por edhe një vit më parë. Banorët ankohen për tension të ulët të energjisë elektrikte. Shpeshherë e kanë të pamundur të mbajnë pajisjet elektrike. Mbase vitin që vjen, është një sfidë për t’u përmirësuar.

-Përpos këtyre elementeve kushtet e tjera të turizmit, si ju duken në raport me vitin e kaluar?

– Frekuentimi është i lartë, por ende shumë duhet bërë, në mënyrë të veçantë për trajtimin e mbetjeve urbane, një sfidë që duhet ta themi ka ende shumë punë dhe nuk mund të quhet e fituar.

– Kryeministri kaloi pushimet në Dhërmi ndërsa zoti Meta në Jalë, kaq afër me njëri tjetrin, por ndërkohë disi larg kontaktit që kanë patur me njëri tjetrin. A ekziston kjo largësi dhe në mendimet që ata kanë në përqasjen me politikën që ata kanë në këto kohë?

– Përgjigjen për këtë çështje në mënyrë shumë të qartë dhe paekuivok zoti Meta e ka dhënë edhe në komunikimin e tij me mediat. Komunikimi ka qenë normal, korrekt dhe nën frymën e konstruktivitetit. Besoj se po i tillë do të jetë edhe në të ardhmen. Kjo besoj se është një çështje mediatike që mbushi verën mediatike të varfër me lajme të tjera por nuk besoj se ishte realiteti konkret i gjërave. Gjithçka e ka sqaruar zoti Meta, edhe Rama e ka thënë në një intervistë. 

– Duket që drejtuesit shkojnë mirë po me bazën cfarë po ndodh pasi në Pogradec kemi akuza të ndërsjellta mes Artan Shkëmbit dhe Diana Miles, duket sikur gëjrat nuk shkojnë siç duhet në bazë?

– Nuk e kam ndjekur . Nuk jam në dijeni të atyre çfarë ka thënë

– Në shtator ka ndonjë propozim konkret për çështjet fiskale?

– Ka elementë të studimit të rishikimit të paketës fiskale, në disktuim me FMN-në me qëllim që paketa fiskale t’i shërbejë fillimisht rritjes ekonomike, rezultatet të së cilës nuk i shmanget askush e cila është rezultantja e një qeverisje të mirë. Rritja ekonomike është ajo që duhet të marrë përgjigje themelore dhe çdo debat tjetër është periferik dhe nuk mundet dhe nuk do të mund ta zëvendësojë dot këtë cështje

– Është folur për politika fiskale më të zgjuara nga zoti Meta, çfarë pritet konkretisht pasi dhe të ardhurat kanë rënë?

– Politika më të zgjuara fiskale do të thotë hartimi i një pakete fiskale në funksion të rritjes ekonomike. Do të thotë të gjitha politikat që nuk prodhojnë një rezultat të tillë duhen rishikuar. Mund të kenë qenë qëllim mirë por jo vizionare, pra duhet një vizion gjithmonë e më taktik më të qartë dhe shfrytëzimi i potencialeve të vendit në maksimunin e vet për të mos patur potenciale të pashfrytëzuara apo të paeksploruara që në mënyrë pasuese të kishim një ekonomi që nuk ecën përpara, një rritje ekonomike që nuk ecën.

– A do të ketë ndryshime qeveritare në shtator. A duhet ?

– Ju e dini që kryeministri është në punë dhe besoj se do të jetë i gatshëm të komunikojë me ju. Madje në konferencën e të hënës mund t’ia bëni ju këtë pyetje.