Petrit Vasili: Pa vetting nuk mund të ketë prokuror të përgjithshëm

543
Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, në një konferencë për mediat, i cilësoi si një atentat ndaj reformës në drejtësi shkeljet e Kushtetutës në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit, i cili u zgjodh edhe pa veting.
Vasili tha se Kryeministri Edi Rama nuk e përmban dot vullnetin për të kapur drejtësinë, pasi ka frikë nga një drejtësi e pavarur, jo vetëm për shkak të aferave korruptive të ministrave apo ish-ministrave të tij, por edhe sepse vetë Rama është i paditur.
“Jemi të hapur për të folur për modalitetet e nismës në mënyrë që të kthejmë sa më parë kushtetueshmërinë proçesit.
Edi Rama nuk e do integrimin europian, ndaj ai kërkon të sabotojë reformën në drejtësi.
Ne po ofrojmë një mekanizëm zhbllokues ndaj kësaj situate, duke vendosur interesat e kombit mbi interesat e forcave politike”, tha Vasili. 
Sigal

Fjala e plotë: 
Grupi Parlamentar i LSI-së sapo përfundoi mbledhjen lidhur me këtë fillim sesioni. Grupi Parlamentar mori në shqyrtim nismën e përbashkët të opozitës, të hartuar nga një grup po i përbashkët, i përbërë nga zotërinjtë Naço, Bylykbashi, Manjani dhe Bardhi, përkatësisht të LSI-së dhe Partisë Demokratike, lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore që ne përgatitëm për të rifutur në hullitë kushtetuese procesin e kompromentuar tepër rëndë të zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme. 
Grupi mbështeti kërkesën e përbashkët për anulimin e vendimeve të Kuvendit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, ai një akt i rëndë, një atentat i vërtetë ndaj procesit të reformës në drejtësi, një akt i cili krijon një mosbesim te të gjitha institucionet e drejtësisë, duke filluar nga organi i akuzës. 
Një proces në thyerje të plotë të Kushtetutës dhe ligjit, pa shumicën e domosdoshme dhe pa kryer procesin jetik të vetingut, i cili ka qenë dhe zemra e reformës dhe ne kemi një Kryeprokuror të përkohshëm të zgjedhur pa veting, përbën një atentat të vërtetë ndaj reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë në një institucion kaq delikat siç është ai i akuzës. 
Ndaj, opozita me një frymë të lartë përgjegjshmërie, me dëshirën pozitive dhe konstruktive për ta mbrojtur reformën në drejtësi, për t’i dhënë asaj atë udhëtim normal në ligjshmëri dhe kushtetuetshmëri që e bën atë të ndryshme nga drejtësia që lamë pas dhe për të mos ripërsëritur dhe ricikluar një drejtësi pa rregulla, antiligjore, të pabarabartë. 
Ofrojmë që zgjidhja të jetë vetëm kushtetuese, ofrojmë edhe vullnetin tonë, edhe propozimin përkatës kushtetues dhe ligjor, në mënyrë që të zhvillojmë një proces të ri, të zgjedhim një kryeprokuror të përkohshëm me integritet, i cili të jetë i paanshëm. 
Pra, të mos jetë as produkt i opozitës dhe as produkt i mazhorancës. Por, vetëm i përmbushjes së standardeve. Të krijojë premisat për një veting të përshpejtuar, pra që Kryeprokurori që do të zgjidhet, të jetë patjetër i vetuar, pra të ketë kryer Vetingun. E në këtë mënyrë, me integritetin e tij, ai të vazhdojë punën e përditshme.
Dhe njëkohësisht i thuhet ‘ndal’ rrëmbimit dhe kapjes së drejtësisë nga Kryeministri Rama, i cili nuk e përmban dot vullnetin e shfrenuar për të kapur një drejtësi, sepse drejtësia e paanshme e tremb atë dhe aferat e tij, të ish ministrave të tij, apo të ministrave në detyrë, apo edhe plot afera të tjera të rënda, Duke filluar edhe nga procesi i drejtpërdrejtë në të cilin ai është i paditur si një shkatërrues i rendit publik dhe zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të thirrjes që ai i ka bërë publikisht Policisë që ajo të lërë punët nën drejtim të sigurisë dhe të rendit, por të merret me votat e Partisë Socialiste.
Pra përkundrejt kësaj vullneti i opozitës është konstruktiv, mbrojtës i reformës në drejtësi dhe mbrojtës i kushtetutshmërisë dhe ligjit në këtë vend.
Sigurisht për këtë nismë ne jemi të hapur për diskutim dhe sigurisht dhe për t’u ulur në tavolinë për të biseduar për modalitetet e saj. Ku sigurisht z. Basha, znj. Kryemadhi dhe të tjerë pjesëtarë të opozitës janë të gatshëm të diskutojnë për nismën përkatëse në mënyrë që të kthejmë sa më parë kushtetutshmërinë e procesit të kompromentuar rëndë të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm.
Njëkohësisht duhet të marrim sa më parë të një procesi jo vetëm antikushtetues, i cili u bë në mënyrë flagrante, në rrëmbim të votave, në fyerje të rregullave parlamentare dhe në dhunimin që Garda i bëri në mënyrë të pashembullt Kuvendit të Shqipërisë, të paktën për ta shlyer këtë njollë të zezë për Kuvendin, për drejtuesin e Kuvendit dhe drejtuesin e mazhorancës, kjo është një zgjidhje në të mirë të vendit dhe mbi të gjitha kjo është një përgjigje shumë e fortë që ne i japim ecurisë pozitive të integrimit evropian. Integrimi evropian, i cili sipas një strategjie të mirëmenduar nga Rama, po sabotohet, pasi dihet publikisht që ai nuk e do integrimin evropian. Është orientuar nga realitete të tjera, jo në ato euroatlantike.
Dhe sabotimi i reformës në drejtësi do ishte mirë për të arritur strategjinë e integrimit të pamundur në mënyrë që të legjitimoheshin të gjitha këto hapje drejt ambientesh të errëta me dritëhije etj, të cilat nuk janë aspirata e Shqipërisë.
Opozita e bashkuar është e tëra shumë e motivuar për t’i dhënë zgjidhje ligjore procesit dhe për të afruar të gjithë konstruktivitetin dhe mekanizmin zhbllokues për këtë situatë, pra për të mos pasur një situatë pa rrugëzgjidhje, duke treguar në këtë mënyrë edhe luajalitet, por edhe mendjehapje duke vënë mbi të gjitha interesat e kombit mbi interesat e çdo force politike.Pra, të mos jetë as produkt i opozitës dhe as produkt i mazhorancës. Por, vetëm i përmbushjes së standardeve. Të krijojë premisat për një veting të përshpejtuar, pra që Kryeprokurori që do të zgjidhet, të jetë patjetër i vetuar, pra të ketë kryer Vetingun. E në këtë mënyrë, me integritetin e tij, ai të vazhdojë punën e përditshme.
Dhe njëkohësisht i thuhet ‘ndal’ rrëmbimit dhe kapjes së drejtësisë nga Kryeministri Rama, i cili nuk e përmban dot vullnetin e shfrenuar për të kapur një drejtësi, sepse drejtësia e paanshme e tremb atë dhe aferat e tij, të ish ministrave të tij, apo të ministrave në detyrë, apo edhe plot afera të tjera të rënda, Duke filluar edhe nga procesi i drejtpërdrejtë në të cilin ai është i paditur si një shkatërrues i rendit publik dhe zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të thirrjes që ai i ka bërë publikisht Policisë që ajo të lërë punët nën drejtim të sigurisë dhe të rendit, por të merret me votat e Partisë Socialiste.
Pra përkundrejt kësaj vullneti i opozitës është konstruktiv, mbrojtës i reformës në drejtësi dhe mbrojtës i kushtetutshmërisë dhe ligjit në këtë vend.
Sigurisht për këtë nismë ne jemi të hapur për diskutim dhe sigurisht dhe për t’u ulur në tavolinë për të biseduar për modalitetet e saj. Ku sigurisht z. Basha, znj. Kryemadhi dhe të tjerë pjesëtarë të opozitës janë të gatshëm të diskutojnë për nismën përkatëse në mënyrë që të kthejmë sa më parë kushtetutshmërinë e procesit të kompromentuar rëndë të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm.
Njëkohësisht duhet të marrim sa më parë të një procesi jo vetëm antikushtetues, i cili u bë në mënyrë flagrante, në rrëmbim të votave, në fyerje të rregullave parlamentare dhe në dhunimin që Garda i bëri në mënyrë të pashembullt Kuvendit të Shqipërisë, të paktën për ta shlyer këtë njollë të zezë për Kuvendin, për drejtuesin e Kuvendit dhe drejtuesin e mazhorancës, kjo është një zgjidhje në të mirë të vendit dhe mbi të gjitha kjo është një përgjigje shumë e fortë që ne i japim ecurisë pozitive të integrimit evropian. Integrimi evropian, i cili sipas një strategjie të mirëmenduar nga Rama, po sabotohet, pasi dihet publikisht që ai nuk e do integrimin evropian. Është orientuar nga realitete të tjera, jo në ato euroatlantike.
Dhe sabotimi i reformës në drejtësi do ishte mirë për të arritur strategjinë e integrimit të pamundur në mënyrë që të legjitimoheshin të gjitha këto hapje drejt ambientesh të errëta me dritëhije etj, të cilat nuk janë aspirata e Shqipërisë.
Opozita e bashkuar është e tëra shumë e motivuar për t’i dhënë zgjidhje ligjore procesit dhe për të afruar të gjithë konstruktivitetin dhe mekanizmin zhbllokues për këtë situatë, pra për të mos pasur një situatë pa rrugëzgjidhje, duke treguar në këtë mënyrë edhe luajalitet, por edhe mendjehapje duke vënë mbi të gjitha interesat e kombit mbi interesat e çdo force politike.