Petrit Vasili: Opozita e gatshme në çdo kohë të përballet me 15% e Ramës, por jo me zgjedhje somaleze

425
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se opozita është e gatshme në çdo kohë të garojë në zgjedhje përballë kryeministrit Edi Rama, me 15% e socialistëve që e mbështesin.

I ftuar në RTV Ora, Vasili theksoi se pavarësisht kësaj, standardet minimale demokratike për të mbajtur zgjedhjeve duhet të garantohen  paraprakisht.

Vasili: Opozita, mbajeni në rekordet tuaja të emisionit, është e gatshme të përballet në çdo moment, që nga ky çast me 13-15% që përfaqëson Edi Rama. Në çdo kohë. Gjëja që i duhet jo opozitës, por vendit, është që standardet minimale demokratike që rregullojnë zgjedhjet duhet të jenë. Zgjedhje somaleze dhe të Kongos nuk do të bëjmë në Shqipëri.

I pyetur lidhur me paralajmërimet e zyrtarëve të LSI-së për publikimin e fakteve tronditëse për kryetarin e komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe përfaqësues të tjerë të PS-së, Vasili u mjaftua me këtë koment.

Vasili: Bëhet fjalë për fakte gjithëfarësh, kjo mazhorancë është kaq e pasur në fakte negative. Ka lloj-lloj gjetjesh që do tu vihen në dispozicion.