Petrit Vasili: Nuk kemi pse pengojmë një proces maskaradë. Kutitë janë mbushur që sot

468
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se opozita nuk ka përse të ndalojë një proces maskaradë si ai i 30 qershorit, ku PS voton për PS. Në një postim në Facebook, Vasili thotë se kutitë e votimeve po mbushen që sot dhe as OSBE/ODIHR nuk do të ketë çfarë të vëzhgojë më 30 qershor.

Askush nuk i pengon zgjedhjet në Shqipëri.

Në 30 qershor ka vetëm votime te rilindjes dhe nuk ka zgjedhje.

Votimet kanë filluar, kutitë e votimit i kanë mbushur që tani, ndaj OSBE dhe vëzhguesit nga do që vijnë do të jetë rehat fare në 30 qershor.

Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës me të drejtë nuk erdhi për të vëzhguar sepse votimet pa zgjedhje s’kanë nevojë për vëzhgim.

Gjynah që harxhojnë gjithë këto para’ me dieta etj për të vëzhguar zgjedhjet e një partie.