Petrit Vasili: Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion, policia e drogës të arrestojë “kriminelin”

65
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në Fieri. Përmes një deklarate, Vasili bën me dije se është goditur një anëtar i LSI-së në Zharrëz nga horra të Partisë Socialiste dhe se autori i kësaj vepre kriminale është Agim Grembi. Sakaq, kryetari i LSI-së i bën thirrje PS-së të dënojë aktin e rëndë, të distancohet nga kriminelët, pasi do të mbajë përgjegjësi për armiqësinë e krijuar.

“Një anëtar i LSI-së në Zharrëz është goditur nga horra të PS-së dhe autori i veprës kriminale është Agim Grembi. Policia e drogës nuk ka arrestuar kriminelin. Partia Socialiste të dënojë aktin dhe të distancohet nga kriminelët. PS-ja e degës Fier mban përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar”, – deklaron Vasili, duke paralajmëruar përgjigje të ashpër ndaj tyre që bëjnë presion. “Përgjigja jonë do të jetë shumë e ashpër. Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion”, – tha Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.