Petrit Vasili në Konventën Kombëtare Zgjedhore: Sa më të mëdha padrejtësitë ndaj LSI, aq më e madhe rritja e saj

58

Petrit
Vasili, kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është ai i cili ka
hapur ditën e dytë të Konventës të LSI. Plot emocione, Vasili është ngatërruar
disa herë ndërsa nuk ka harruar të kujtojë njerëzit që LSI ka humbur ndër vite,
si ish-kryebashkiaku i Kolonjës Arben Malo që u nda nga jeta si pasojë e
sëmundjes së rëndë.

“Për
shkak të moshës mbase s’duhet të isha unë që duhet ta hapja këtë konventë por
jam i bindur se LSI është parti e të gjitha moshave por mbetet mbi të gjitha
partia e të rinjve sepse fytyra e të ardhmes është rinia, entuziasmi i së
cilës, është nervi dhe zemra e partisë sonë.

Dua
të ndaj me të gjithë edhe dhimbjen e thellë për mjaft miq që i kemi humbur në
këto vite se vdekja i ka marrë, si Arben Malo, dua të mbani të pashlyer
shembullin e tyre moral politik edhe si qytetar.


Duartrokitje solemne për ata,
e meritojnë “, tha Vasili.