Petrit Vasili mesazh nga Shkodra për Ramën e Bashën: Bëni tutje, drejtimin do ta marrim ne

51
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral me qytetarët e Shkodrës. Kreu i LSI, Petrit Vasili, u shpreh se forca politike që ai drejton synon të dalë e para në zgjedhjet e 25 qershorit, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin.
Vasili tha se vendi ka nevojë për një drejtim të ri, që do t’u garantojë qytetarëve mirëqenie dhe punësim.
Sakaq, ai u ka përcjellë një mesazh krerëve të dy partive më të mëdha të vendit, PS dhe PD, që të mos luftojnë për “timonin e qeverisjes”, pasi atë sipas Vasilit do ta marrë LSI.
“Forcë e parë do të thotë drejtim i ri për vendin. Një drejtim që e çon Shqipërinë në mirëqenie dhe e largon nga varfëria. Drejtimi i ri do të thotë për sipërmarrësit më pak taksa, dhe më shumë punësim për të rinjtë. Me LSI në krye u themi të gjithë rilindjeve të PS dhe PD, bëni tutje, pasi drejtimin do ta marrim ne”, tha Vasili.