Petrit Vasili: Maxhoranca, antikonsensus edhe ditën e raportit pozitiv të Bashkimit Europian

659
Deklarata për media nga Kryesia e Kuvendit e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili 
Jemi në këtë komunikim së bashku me ju, pikërisht për një zhvillim më të fundit, zhvillim I papritur, por sigurisht një zhvillim skandaloz, dhe tepër I rëndë për klimën e funksionimit të parlamentarizmit në Shqipëri, të konfliktualitetit të egër politik, të cilat zhvillohen pikërisht në një ditë simbolike siçështë dita e sotme, ku Shqipëria pret të marrë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Konkretisht, në mënyrë të njëanshme, skandaloze dhe pa asnjë shkak, Komisioni I Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, është mbledhur vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, pas një kërkese timen si kryetar I komisionit, për shtyrjen vetëm një ditë të punimeve të komisionit nga dita e martë në ditën e mërkurë, për shkak të impenjimeve politike të shumicës së anëtarëve të opozitës, lidhur me çështjet që kishin të bënin pikërisht me ditën e sotme të Raportit që pret Shqipëria dhe të komunikimeve politike të caktuara. Jo më larg, se sa një ditë përpara, pati një kërkesë të njëanshme për ta mbledhur këtë Komision dhe për të shqyrtuar ligjin për Strehimin Social. Do doja vëmendjen tuaj në disa momente të caktuara, që e bëjnë shumë evidente dhe tepër të patolerueshme situatën. Ky ligj I strehimit social është miratuar në parim, me konsensus të plotë mes mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë besoj një nga rastet e veçanta, pse jo pozitive, ku është gjetur dakordësi për njëçështje të caktuar, edhe për specifikën që ka ligji, dhe ku personalisht si Kryetar iKomisionit jam investuar fort që ky konsensus të realizohej. Dhe kam qenë shumë I lumtur që edhe kolegët e opozitë dhe ata të mazhorancës gjetën një dakordësi për këtëçështje. Përsa I takon kohës për pretendimin, sepse ka pasur një pretendim qëështë humbur kohë në miratimin e ligjit, po I referohem në mënyrë korrekte, sipas shkresave të cilat e provojnë këtë gjë, që mbi një muaj për miratimin e këtij ligji është shpenzuar nga Komisioni I Ligjeve dhe nga mazhoranca socialiste për ta mbajtur në komision dhe mbi gati dy javëështë mbajtur nga ministria përkatëse për të reflektuar vërejtje pa fund, pasi ligji në 90% të tij ka qenë një ligj I dobët dhe kërkonte rregullime pa fund. Pra mbi një muaj e ca kohëështë shpenzuar nga vetë mazhoranca, edhe për shkak të papërgatitjes së mazhorancës për këtëçështje për ta prurë ligjin në parametrat që duheshin, ku ka pasur durimin, mirëkuptimin e plotë timin si kryetar I Komisionit, por edhe gjithë anëtarëve të opozitës në komision. Tani është në vlerësimin tuaj që të gjykoni, që mbasi humbën një muaj e gjysëm nuk u priste puna 24 orë, pasi shqyrtimi I këtij ligji ishte planifikuar që të bëhej nesër sipas kalendarit, me përjashtim të shtyrjes së këtij momenti, ku së paku sot, I ligjit të miratuar me konsensus do të vazhdonim rrugën e konsensualitetit. Kjo mazhorancë e marrë, sot së paku, ka plot momente, ka 364 ditë të tjera që të shprehi dhe arrogancën, edhe papërfillshmërinë që ka ndaj opinionit dhe ndaj qytetarëve, ka plot kohë dhe e bën këtë gjë shumë mirë, mund ta kishte kursyer sot në një ligj që kishte konsensus. Por është fare e qartë që dëshira për ta miratuar në mënyrë të përçudnuar një ligj I cili në 90% të tij ishte një ligj I cili u rrëzua në Kuvend, jo sipas opozitës, por sipas vetë Komisionit të Ligjeve, sot për 24 orët të cilat do të prishnin botën, sipas këtyre mëndjeshkurtërëve, edhe kjo pikë ku mund të arrinim dhe të ecnim në rrugën e konsensusit dhe të mirëkuptimit për ta përmirësuar dhe ta kishim të gjithë së bashku, sot kjo përpjekje u sabotua. Me çëllim? Qëllimi është shumë I thjesht, për të miratuar në mënyrë të përçudnuar ligjin, në mënyrë që mjaft qytetarë në nevojë të mos kenë mundësi të përfitojnë nga ky ligj. Dispozitat e tij të orientohen në atë mënyrë që të orientohen dhe të përfitojnë ata të cilët ose kanë teserën e partisë, ose janë akaparuar në një farë mënyre nga mazhoranca apo në mënyra të tjera. Besoj është një nga ngjarjet në jetën time parlamentare, nga më të turpshmet, nga më të pajustifikuarat, nga pikëpamja formale, se për qëllimet negative dhe të liga politike është I justifikuar, dhe për të cilat durimi dhe mirëkuptimik I opozitës ka qenë shembullor dhe për tu përshëndetur. Ditën kur në Bruksel, besoj në 15.30, do të shpallet Progres-Raporti, do të shpallet Rekomandimi pozitv për Shqipërinë, sot mazhoranca dha një shembull të ri se sa e do dialogun, se sa kur nuk pret puna mund të harxhojë muaj të tërë vetë dhe ta shpërdorjë kohën si të dojë, kurse një ditë mirëkuptim, që nuk ishte për interesin e opozitës, por për shkak të aktiviteteve të kësaj dite, qëështë një ditë e veçantë dhe për ju si gazetarë, edhe për të gjithë Shqipërinë, e cila ka një fokus politik, të mbledhur si njëçetë kaçakësh shkojnë dhe miratojnë një ligj, I cili ka një problematikë shumë të rëndë dhe delikate nga pikëpamja shoqërore, dhe në emër të kujt e bëjnë këtë? Vetëm që tinëzisht të kalojnë ato nene apo ato pika të ligjit në mënyrë që ti ikin debatit, megjithëse kanë patur konsensus në parim, ta miratojnë ashtu siç duan ata dhe të jetë një tjetër letër pa vlerë, në korpusin e letrave pa vlerë të miratuar në sallë në mënyrë të njëanshme nga kjo mazhorancë. Ndaj besoj se ky veprim I turpshëm, unë do të isha shumë I lumtur, që mediat shqiptare ta evidentonte, pra përfundimisht që mazhoranca është e gatshme ta rrëzojë edhe linjën ku ka konsensusin e opozitës vetëm për interesin e ngushtë politik, të shëmtuar dhe tëçmendur të ditës. Por dita për fat të keq, ishte dita më e papërshtatshme që mund të zgjidhte kjo mazhorancë, që flet gjithë ditën për dialogun, që kërkon mbështetjen e opozitës, qëi mungon mbështetja e opozitës, dhe ditën e sotme, 24 orët nuk I prisnin. Po ju kujtoj që një pjesë e mirë e anëtarëve të Komisionit të Shëndetësisë janë njëherazi dhe anëtar të Komisionit të Integrimit Europian për shkak të numrave të pakët që PS ka në komisione, sepse dihet që ashtu është formula e përfaqësimit, dhe ka pasur mirëkuptimin e plotë që ne ta anullojmë mbledhje të caktuara të Komisionit, që ata të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Integrimit Europian, pra mirëkuptimi ka qenëi plotë për kohën, për mënyrën, për ta zhvilluar në ditë të tjera, në orë të tjera, pra ka qenë një tolerancë, pasi unë, ju them sinqerisht, kam besuar shumë që rruga e tolerancës, rruga e dialogut dhe mirëkuptimit, mund të na çojë në një të mesme të përbashkët. Sot sigurisht e kanë shuar këtë iluzion, të cilin nuk e kanë pasur në emër të kësaj mazhorance, por në emër të shqiptarëve. Dhe rruga e re do të jetë e intrasigjencës pa kompromis për çdo çështje, për çdo nen dhe për çdo pikë dhe I tolerancës zero. Pasi anëtarët e opozitës kanë qenë të gatshëm të pranojnë dhe shtyrje të komisionit për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit të Integrimit të anëtarëve që janë njëherazi në dy komisione, ka pranuar edhe kur ka pasur aktivitete, ku disa anëtarë të Partisë Socialiste kanë qenë në aktivitete jashtë, kemi shtyrë mbledhjen me mirëkuptim, kurse sot, kur mirëkuptimi ishte I plotë, 24 orët do të prishnin botën, nuk u shtynë dot. Ky është një veprim edhe I trashë, edhe I lig, edhe provincial I një mazhorance që vetëm me Europën nuk ka aspak të bëjë. 
Pyetje nga gazetarët
Z.Vasili për Parlamentin shqiptar dje u shënua një akuzë, ku një anëtari I një parlamenti, një koleg I juaji është shpallur Non Grata nga Departamenti I Shtetit. A keni ndonjë koment për këtëçështje?
Kam një koment për këtëçështje. Çështja është qëështë një ditë skandaloze ku dialogu politik sot shkatërrohet dhe një ligji të rëndësishëm për qytetarët në nevojë, sikurse është ligi për strehimin social, po miratohet në mënyrë të shëmtuar, në mënyë të njëanshme, pa asnjë shkak, me dhunë. Ditën e dialogut të madh po miratohet me dhunë nga një mazhorancë e çmendur, një mazhorancë e cila do vetëm të plaçkisë edhe nëpërmjet ligjit të strehimit social, edhe në një mundësi që kanë qytetarët në nevojë që të marri ndonjë banesë. Ky është komenti që kam. Faleminderit. 
Sigal