Petrit Vasili: LSI nuk trembet e as nuk shitet. Ne jemi fitimtarët e vërtetë të zgjedhjeve

416
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot Konventën Kombëtare për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë. Kreu i LSI-së në detyrë, Petrit Vasili, në fjalën e tij falënderoi gjithë anëtarët e LSI që u përballen më fushatën me të egër të zgjedhore.
“Votuesit e LSI-së janë misionarë. Këta votues janë themeli i betonit të një opozite të vërtetë që i ka munguar vendin. Janë vota jo të një opozite të akaparuar. Janë votat e mijëra të rinjve në çdo cep të vendit që e duan lirinë. Ky mision opozita është më jetik se kurrë, pasi vendin e ka pushtuar pseudodemokracia”,- tha Petrit Vasili.
Luan Rama tha se vota e 25 qershorit për LSI-në është votë besimi. Ai falënderoi 230 mijë votuesit që i dhanë LSI-së votën edhe në kushtet e një presioni të paprecedentë.
“Ne sot jemi më të bashkuar se kurrë. Ajo votë na jep garanci për të vazhduar luftën tonë në mbrojtje të demokracisë”,- tha Luan Rama.
Luan Rama tha se LSI do të jetë opozita reale e vendit. “Shqipëria ka nevojë për opozitë dhe ne do t’i përgjigjemi interesit të saj. Interesit të atyre 75 përqind që votuan kundër Rilindjes dhe një procesi të kriminalizuar zgjedhor”,- tha Luan Rama.
Sigal