Petrit Vasili: Lëngaraqët e qeverisë rrugëve me librat e fëmijëve se i marri ua kërkon

584
Sigal

Një reagim i rradhës mbi deklaratat e qeverisë për shpërndarjen e librave falas, ka ardhur nga Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste, Petrit Vasili.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili është shprehur ashpër duke thënë se lëngaraqët e qeverisë janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhërin e një të marri.

“Po personalitet, a dinjitet, a respekt për veten e për fytyrën e tyre a kanë këta ministra, që për t’i bërë qejfin një të marri dalin rrugëve e ndajnë libra si LËNGARAQË.” – e mbyll  statusin e tij Vasili.

Më poshtë statusi i plotë i Vasilit:

Lëngaraqët e qeverisë rrugëve me librat e fëmijëve se i marri ua kërkon

Lëngaraqët e qeverisë janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhërin e një të marri.
Librat janë blerë me djersën e nënave dhe baballarëve të fëmijëve.
Lëngaraqët e qeverisë jua vjedhin djersën e prindërve dhe duan tua shesin për dhuratë po fëmijëve të tyre se një i marrë ua kërkon.
Mjerim i madh për këta ministra.
Po personalitet, a dinjitet, a respekt për veten e për fytyrën e tyre a kanë këta ministra, që për t’i bërë qejfin një të marri dalin rrugëve e ndajnë libra si LËNGARAQË……