Petrit Vasili: Ky Edi Rama do të bëhet edhe President i i Federatës Shqiptare të Futbollit

124
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se Edi Rama do që t’ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve, të vetmin gëzim që ju ka mbetur atyre.
Më poshtë postimi i plotë:
Ky Edi Rama do të bëhet edhe President i i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Edi Rama do që t’ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve, të vetmin gëzim që ju ka mbetur atyre.
Ashtu si përbindëshat gjakatare politikë të Afrikës së Zezë, që ishin edhe presidentë edhe kryeministra edhe kryetarë parlamentesh edhe presidentë të Futbollit ashtu edhe Edi Rama do që të gllabërojë edhe futbollin.
Ditë më të zezë fubolli shqiptar nuk ka parë, që nga dita e parë që në Shqipëri luhet futboll.
Edi Rama do që ta izolojë dhe ta mbysë futbollin shqiptar vetëm sepse nuk është në duart e tij.
Shqipëria e sukseseve më të mëdha aktuale historike në futboll është më e rrezikuar se kurrë
Statuti i FIFAS është i qartë dhe i kristaltë.
Lexojeni dhe kuptojeni se cfarë e pret Shqipërinë në futboll pas rrëmbimit të federatës nga Kryeministri i trafiqeve.