Petrit Vasili: Kushdo që do të na pengojë në këtë rrugë dhe në këtë rast ky që quhet Edi Rama, ky do të fshihet nga ky popull pa asnjë mëshirë

339
Sigal

Edi Rama është një njeri që e urren Shqipërinë dhe ka misionin që në ditët e fundit të tij ta vjedhë deri në fund me qindra milionë. Qindra milionët që i detyrohet krimit me të cilët ka blerë votat por jua jep me tenderë, me korrupsion.

Ishte në Lezhë ku ka vjedhur 300 milion euro me një dorë. Pra, ky hajdut vjedh bukën e fëmijëve.

Dje kemi pasur 1 qershorin, ku prindërit me lot në sy shihnin fëmijët e tyre, të cilët nuk i kënaqin dot ndërsa ai vjedh 300 milion dhe thotë: Bëmë shumë mirë që vodhëm 300 milionë. Pra, kemi përpara një rrezik shumë të madh për Shqipërinë, kemi të bëjmë me një monist, me një hajdut , prandaj çlirimi nga ky njeri nuk duhet të presë më asnjë minutë dhe ky është mesazhi i protestës.

Dhe protesta vazhdon. Pra jemi në një etapë të re të protestash që po shkojmë drejt Kuvendit, pasi pushteti kriminal ka lindur nga një parlament i vjedhur, i kriminalizuar dhe i blerë nga vota e krimit. Edhe ai është një kryeministër ilegjitim, i lidhur me krimin dhe që punon e paguan krimin me paratë e shtetit.

Z. Vasili opozita është e vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kryeministri Rama thotë që zgjedhjet do të bëhen. A keni një mesazh për të?

Në Shqipëri nuk ka më 30 qershor zgjedhje. Treçereku i Shqipërisë nuk ka kandidatë.

Do votojnë si para ’90-s në kohën e diktaturës. Diktaturën dhe monizmin jo vetëm Edi Rama por 20 si puna e tij nuk mund ta bien dot.

E ka vendosur populli njëherë e mirë, është ndarë nga këto dy gjëra dhe i gëzohet lirisë së tij. Kurrë më nuk ka për të pasur as monizëm dhe diktaturë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kushdo që do të na pengojë në këtë rrugë dhe në këtë rast ky që quhet Edi Rama, ky do të fshihet nga ky popull pa asnjë mëshirë.