Petrit Vasili: Kush dhe çfarë….e pengon zj.Vlahutin të flasë për asgjësimin e ONM?

421
Kreu deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot deklaratat e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vllahutin. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se ambasadorja nuk ka folur për asgjësimin e ONM nga Partia Socialiste.
Deklarata e Petrit Vasilit:
“Kush dhe çfarë….e pengon znj.Vlahutin të flasë për asgjësimin e ONM?
Vlahutin ndersa jep opinione per strategjine e zgjerimit te paraqitur ne Bruksel thote: “fatkeqesi qe nuk pati dakordesi per KLGJ dhe KLP”.
Çfare dakordesie pret Vlahutin?Dakordesi me shkeljen e kushtetutes dhe ligjit.Pra shkaterrim te reformes ne drejtesi e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit.
Çdo gje qe tha ONM,qe perfaqson BE dhe SHBA edhe ne Kushtetute, u hodh poshte nga maxhoranca e kryeministrit.
Zj.Vlahutin a duhet te biem dakord me asgjesimin e ONM dhe te votojme kandidatet e perjashtuar nga ONM?
Kush dhe cfare ju pengon te flisni qarte,pasi fjalet klishe dhe pa permbajtje po e shkaterrojne reformen ne drejtesi.
Cdo kerkese ndaj opozites per reformen ne drejtesi eshte moralisht e pa baze,politikisht pa permbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetute.
Opozita do te mbeshtete e do te votoje pa hezitim cdo kandidat qe respekton ligjin dhe opinionin e ONM.
Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin edhe ONM.Neqoftese Vlahutin eshte dakord me kete qe maxhoranca ben le ta thote qarte,ndryshe cdo thirrje ndaj opozites eshte thjesht alibi per antireformen qe zbatohet ne drejtesi”.
Sigal