Petrit Vasili: Kur Shkodra u përmbyt, Rama bënte turizëm në Vlorë

612
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitën në qytetin e Shkodrës, lajm ky qe ka shkaktuar reagime të forta nga radhët e opozitës.
Është kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i cili lëshon një sërë akuzash ndaj ramës i cili sipas tij duhej të shkonte në Shkodër gjatë përmbytjeve, dhe jo sot në një ditë me diell.
Sipas Vasilit, kryeministrit i duhet shpjeguar se kjo lumturi e tij për vizitën e sotme në Shkodër quhet paturpësi morale.
Reagimi i Petrit Vasilit
Kryeministri në Shkoder???? Çfarë zgjyre morale.
Kur u përmbyt Shkodra dhe shkodranët ishin në ditë të hallit, kryeministri, siç e ka zakon, u fut vrimave dhe nuk shkeli në Shkodër, por bënte turizëm në Vlorë.
Sot shkon në Shkodër??
Vendin e parë në botë në klasifikimin e paturpësisë ky kryeministër e ka hak.
Paturpësia është llum dhe zgjyrë morale.
Shpjegojani kryeministrit të lumtur në paturpësinë e vet.
Sigal