Petrit Vasili: Kur do ta miratojë Landfilli ndalimin e shqiptarëve për të dalë jashtë shtetit!!!

426
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, ish-deputeti Petrit Vasili pyet sot se kush landfilli (Kuvendi) do miratojë ligjin që u ndalon shqiptarëve të dalin jashtë shtetit.

‘Kur do ta miratojë Landfilli ndalimin e shqiptarëve për të dalë jashtë shtetit!!!’

Landfilli me i ri, Parlamenti, me urdhër të Bablokut do të miratojë që shqiptarëve tu ndalohet të dalin jashtë shtetit.

Do tu ndalohet me ‘të drejtë’ shqiptarëve të dalin jashtë shtetit, se duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje dhe jo votime, nuk duan të kenë kriminelët në qeveri, nuk duan që qeveria tu grabisë qindra milionë euro me koncesione e rrugë floriri.

Kur do ta votojë Landfilli?

Pse po vonon Landfilli ?

Image

Kushtetuta e Shqipërisë thotë në nenin 38 pika 2 se:

‘Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit’.

Po Landfillit më të ri as nuk i rruhet fare për këtë Kushtetute.

Landfilli i Bablokut ka Kushtetutën e çunave të Shijakut.

Landfilli ka edhe Kushtetutën e Termet Gjiknurit,Ulsiut.

Landfilli me Kushtetutën e Çunave të Shijakut e të Ulsiut votoi Arta Markun, votoi vjedhjet gjigande të rrugëve, votoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar e dhjetra hajdutërira të tjera.

Çdo lloj plehre, që urdheron Babloku e pranon,e miraton dhe e voton pa siklet Landfilli.

Shqiptarët le të izolohen, pa le të na rrojë Landilli me gjithë llojet e mbeturinave, që ka brenda’, shkruan Petrit Vasili në Facebook.