Petrit Vasili: Kthimi dhe dhënia e sallës së parlamentit me koncesion qeverisë është një shkatërrim parlamentar

499
Sigal

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në Kuvend

Kjo është sallë e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është sallë e të gjithë deputetëve. Rregullorja është e barabartë për të tërë. Në rregullore dhe në statusin e deputetit s’ka deputet të mazhorancës dhe të minorancës, ka të drejta që përcaktohen aty. Në mënyrë përfundimtare ju morët përsipër që ta bënit këtë dhe çdo pretendim i mëtejshëm, nga sot e tutje, është një pretendim i paligjshëm. Ky dhunim i pashembullt vazhdon të mbretërojë në këtë sallë vetëm për një arsye të thjeshtë sepse ekzistojnë ca vota, pasi në funksion të rregullores, në atë që ju morët përsipër mbasi ju bëmë thirrje publike që mos të ndodhë më kjo punë, besoj që kjo sallë dhe çdo qëndrim i yni i mëtejshëm është normal legjitim dhe çdo lloj pretendimi edhe për masa edhe për ndëshkime janë pretendime krejtësisht të paligjshme. Rregullorja nuk ka 70 pika, ku 2 që s’na pëlqejnë nuk i zbatojmë edhe 68 të tjera i zbatojmë. Thashë edhe njëherë tjetër, kthimi dhe dhënia e sallës së parlamentit me koncesion qeverisë është një shkatërrim parlamentar ku përgjegjësia bie vetëm mbi ju të gjithë bashkë që e ligjëroni me një votë e cila shkatërron çdo procedurë. Dhe kështu qe mos flisni më në emër të këtyre procedurave pasi përfundimisht frika e tmerrshme sepse salla dhe fjala do të evidentojnë edhe kriminalizimin, edhe strategjinë e mirë menduar për ta nxjerrë Shqipërinë nga Europa të cilën ka marrë përsipër ta dirigjojë në përgjegjësinë e tij, dhe do ta mbajë të tërë përgjegjësinë vetë kryeministri i vendit.

Përfundimisht ky Kryetar Kuvendi, i cili zbulon skenarin armiqësor nga i cili nuk është çliruar duhet lajmëruar që jemi në pluralizëm, nuk është në Shqipërinë e viteve 90. Njeriu që duhet të ulet poshtë është vetë Kryetari i Kuvendit dhe jo ne. Ne poshtë jemi. Ai duhet të vijë këtu poshtë se nuk e ka vendin atje lart pasi e ka dhunuar këtë rregullore dhe e ka shkatërruar sa ska ku të vejë më. Frika për të denoncuar krimin është një frikë e cila po i mundon dhe i dërrmon. Shqiptarët duan t’a dëgjojnë këtë gjë. Nuk kanë asnjë shqetësim dhe janë shumë të qetë që do të largohen ca të tjera kështu që raportimi i Kuvendit është një farsë dhe jemi këtu kundra farsës, e cila ligjërohet nga të gjithë bashkë. Ky është pushtimi i sallës së Parlamentit në sallën e Parlamentit dhe përfundimisht kjo sallë dhe çdo gjë tjetër është një farsë, e cila është farsa e frikës. Këta nuk e mundin dot frikën dhe e kanë shumë tmerr. Duan të dëgjojnë të gjitha llojet e budallallëqeve, por asgjë nuk i çliron dot nga frika prej krimit dhe trafiqeve. Sot dhe më 26 maj populli foli dhe nuk foli për këta 74 që janë këtu, por foli për ata që i përfaqësojnë vërtetë. Sepse ata nuk i përfaqësojnë as këta majmunët që janë këtu dhe bëjnë avokatin e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, por bëjnë vetëm atë që është vullneti i popullit. Vullneti i popullit është vetëm një. Populli do integrimin europian. Populli nuk do të shikojë sesi e mbajnë jashtë Europës. Populli nuk do që këta t’a çojnë në Rusi, Turqi dhe Kinë po duan ta çojnë në Bruksel dhe në Washington dhe përfundimisht ky bastardizëm politik, i cii u çlirua këtu është konçensioni i fundit që qeveria po jep duke dhënë edhe parlamentin shqiptar me konçension. Përfundimisht ky parlament e humbi legjitimitetin. Rregullorja e tij ka vdekur dhe kjo sallë është e jona, nuk është sallë e këtyre pasi ne duam pikërisht që fjala e lirë këtu të triumfojë kurse këta nuk duan që as fjala të triumfojë. Me shumë të drejtë, Majk Pompeo tha që këta janë diktatorët qeveritarë që luftojnë fjalën e lirë, luftojnë edhe të gjitha shprehjet edhe mitingjet dhe çdo gjë tjetër që demaskon këta. Kështu që do vazhdojmë pa u ndalur në këtë sallë sepse sallën nuk na e kanë dhënë këta. Sallën e kemi votuar me votën e popullit dhe populli nuk do njerëz që i përzë nga Europa, që i përzë Shqipëria, të rinj që arrestohen, të rinj që procedohen dhe maskarenjtë e trafikantët rrinë përjashta e u hapen dyert që ata të ikin nga Shqipëria. Kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë dhe këtë nuk do ta lejojmë të ndodhë. Asnjë nuk e ka marrë peng dhe nuk e bën dot çiflig Shqipërinë, qoftë një kryeministër i marrë qoftë një Kryetar Parlamenti i dalë nga shinat dhe qoftë dhe një grup deputetësh që legjitimojnë puçin parlamentar dhe dhunimit e sallës së parlamentit dhe dhënien e saj me konçension. Kështu që përfundimisht nuk mund të ketë asnjë lloj seance normale pa u kthyer legjitimiteti dhe zbatimi i rregullores e cila është dhunuar në çdo komision parlamentar, në sallën e parlamentit, duke e bërë rregulloren për mazhorancën dhe jo rregullore opozitën e të ndryshme. Këta vazhdojnë të bëjnë ca vota që janë ca kartona dhe këta janë të vetë ushtruar në një mazhorancë prej kartoni, prej gëlqereje dhe prej rëre. Dhe si gjithë kështjellat prej rëre është një kështjellë e rënë përfundimisht. Kryetari i Parlamentit përfundimisht në çdo lloj votimi që po kryen po inkriminon sallën pasi po voton kundra çdo rregulli, kundra çdo rregulloreje duke krijuar më së fundmi parlamentin më ilegjitim dhe më të kriminalizuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Kjo u ligjërua përfundimisht. Dhe aspak nuk mund të vazhdojë më kjo senacë dhe çdo vazhdim i mëtejshëm kërkon patjetër që të gjithë duke filluar nga Kryetari i Parlamentit të largohen nga ajo karrige të cilën e dhunuan dhe e poshtëruan.