Petrit Vasili: Kryeministri që e di Kushtetutën PPP (koncesion)

75

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social Facebook, me anë të një statusi në lidhje me kohën që Rama i dha Presidentit Meta për reflektimin në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit.

Statusi i plotë:

Kryeministri foli dje në parlament në emër të kushtetutës, kuptohet aq sa ja pret atij si shkollëpak, për këto punë.
I dha medemek kohë Presidentit që të reflektonte?!
Po ku e gjeti këtë kohë kushtetuese ky derdimen që e jep dhe e merr?!
Apo e konsideron Kushtetutën PPP ( koncesionin) e radhës që e gris,e shqyen dhe e bën si te dojë vetë.
Apo do bëje po vetë edhe Gjykatën Kushtetuese?
Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi Kushtetutën?
Po pse e harroi ky Kushtetutën,kur i bëri thirrje policisë të hidhte uniformen e të bënte vota për të,apo kur bënte prokurorin paralel për audiopërgjimin e Agron Xhafës??
Ky po flet gjoja edhe në emër të votave që gjoja paska fituar.
Po cilave vota ?
Atyre që Këshilli i Evropës deklaroi se mbi 20% ishin blerë. Apo të atyre votave që i ka grabitur me kriminelë, që kanë dalë sheshit nga përgjimet e Prokurorisë.
Ky kryeministër ka lidhje me kushtetutën aq sa një gropë septike me një sallë operacioni.