Petrit Vasili: Kryeministri përgjegjës për 1 miliard euro evazion në 5 vjet me lojërat e fatit. Prokuroria të veprojë

499
Sigal

Konferenca për shtyp e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

 Faleminderit të gjithë medias për pjesëmarrjen e saj në radhë të parë. Jemi në këtë komunikim së bashku lidhur me një çështje e cila ka marrë vëmendjen e opinionit publik dhe për të cilën në mënyrë të veçantë kryeministri i vendit është investuar si kurrë ndonjëherë për ta demonstruar si zgjidhjen e një problemi, për ta demonstruar si ditën e madhe kur ndryshojnë gjërat e të tjera e të tjera.  Më një demagogji të palodhur, por njëkohësisht edhe brenda kufijve të tij të fshehjes së gjërave të mëdha, kryeministri i vendit ka deklaruar disa herë radhazi, në mënyrë të përsëritur, sa i takon lojërave të fatit dhe që është edhe arsyeja e komunikimit tonë së bashku, që ky biznes realizon një xhiro vjetore prej 700 milion euro.

Është një deklaratë që ju e keni dëgjuar të gjithë rëndomtë. Dhe është një deklaratë shumë e madhe, shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Për çfarë arsye? Për herë të parë po i qëndrojmë thjesht deklaratës së kryeministrit dhe nuk po merremi me asnjë gjë tjetër. Përballë kësaj deklarate për 700 milion euro qëndrojnë të dhënat e FISK-ut shqiptar, pra të organeve tatimore financiare të këtij vendi, që raportojnë një xhiro që lëviz nga 132 milionë euro në 140 milion euro maksimumi. Besoj jemi të qartë për të gjithë qytetarët që na ndjekin dhe për këto 140 milion euro këto biznese i paguajnë shtetit rreth 50 milion euro detyrime financiare. Doja të shtoja që edhe anketimi i bërë nga INSTAT-i i cili nuk kontrollohet nga opozita, se është një merak i madh, por kontrollohet totalisht nga kryeministri, jep afërsisht një shifër të tillë.

Tani çështja qëndron këtu. Kryeministri paska një informacion shumë të sigurt që bëhet fjalë për 700 milion euro. 700 milion euro kanë qenë përpara syve të kryeministrit. 700 milion euro do të thotë 5 herë më shumë sesa shifra e deklaruar në mënyrë zyrtare legalisht në buxhet. Por 5 herë më shumë do të thotë 5 herë më shumë të ardhura që duhet të ishin në buxhet. Pra duhet të kishim 250 milion euro në vend të 50. Pra 200 milion euro i mungojnë buxhetit vit për vit për 5 vite radhazi. Në totalin e tyre për një njeri që di matematikë, por edhe qytetarët dinë matematikë po aq sa dhe unë, i thonë 1 miliard euro. Në këto 5 vite kur kryeministri paska pasur një informacion kaq të qartë për këtë çështje me të gjithë veprimet dhe mos veprimet e tij pse lejoi që 1 miliard euro të ikin nga FISK-u, t’i vidhen shtetit shqiptar me të gjitha format. Megjithëse kryeministri i ka identifikuar këto, se tha që bëri 700 milionë. Këto 1 miliardë si i lejoi të largoheshin nga vendi? Pse vendi duhet të merrte para dhe të thellonte borxhin publik që s’ka ku të vejë më? Pse duhet të prisnim ne që të bënte të gjitha marifetet shteti duke marrë borxhe e borxhe të tjera ndërkohë që 1 miliardë euro paskan qenë në sytë e të gjithëve?

Pra kryeministri deklaroi 700 milion. Të dhënat zyrtare janë 140 milion. Kryeministri ka zbuluar që është 5- fishi. Ka vite që e di këtë gjë. Dhe çdo vit FISK-ut shqiptar i vidhen 200 milion euro nga lojërat e fatit, sipas kryeministrit. Pra 1 miliard euro. Evazioni fiskal më i madh i bie që të jetë në historinë e këtij vendi, që kur ky vend ekziston në pluralizëm, se këta mund të çmenden dhe na kërkojnë dhe evazionin fiskal të realizuar para viteve ’90, ku nuk kishim biznes privat fare. Ku ndodhet? Kjo është një çështje e madhe, shumë e rëndë, që nga deklarimet që unë bëj sot, të cilat janë të bazuara vetëm mbi shifrat e organeve tatimore dhe mbi deklarimet e kryeministrit, Prokuroria shqiptare duhet të fillonte pas pak minutash të kësaj konference shtypi, një çështje shumë të madhe penale kryesisht. Një procedurë që e ka shumë të lehtë për ta bërë.

Do të ishte çështje e shekullit sepse do të kishte të bënte me 1 miliardë euro të para dhe të njohura nga kryeministri bashkë me shokët e tij ministra, të cilët e kanë parë dhe e kanë lejuar dhe e kanë mbajtur pezull, në mënyrë që këto para të vidheshin lehtësisht. Dhe sigurisht kur lejon që të vidhen paratë, lejon sepse ke interesat e tua për të përvetësuar shuma jashtëzakonisht të mëdha. Kjo është çështja e madhe që ndodhet përpara shqiptarëve, e cila vjen përpara të gjithë gjërave të tjera. Dhe e dyta që sigurisht vazhdon të mbetet monopoli që krijohet nesër, i cili është demaskuar dhe denoncuar gjerësisht. Por për ne prokupacioni kryesor dhe në qoftë se shteti ligjor shqiptar do të funksionojë, do t’i japi përgjigje këtij evazioni gjigant të vetë pohuar nga kryeministri, cila përgjigje i jepet?  Kryeministri nuk ia ka kursyer njerëzve burgun siç e dini për energjinë elektrike, ka mbyllur biznese me dhjetëra.

Unë kam qenë vetë dëshmitar okular. Është dinar një biznes buke për një kupon, për një bukë 100 lekëshe është dënuar me 20 milionë lekë gjobë, që është detyruar të mbyllë biznesin. Ky shtet që është kaq i egër nga ana ligjore dhe në kulmin e sezonit turistik çonte ushtri tatimoresh që rrinin atje nga mëngjesi në darkë si shushunja për të marrë lekun e fundit. Kaq zemërmadh me 11 miliard euro dhe kaq cingun atje dhe kaq i merakosur për ato 100 lekë të vjetra të dyqanit të bukës. Përfundimisht, shteti i zi që kemi në krye ka ndërtuar dy standarde. Standardin e mos dënimit për vete duke vjedhur sasi të frikshme parash, të tmerrshme siç është 1 miliard dhe një dënim një shtet i egër, i pamëshirshëm që ia mbyll biznesin dhe i plas njerëzit në burg edhe për faje banale, vulgare të cilat ka njëmijë forma të tjera edhe për të mbajtur qëndrim ndaj tyre por dhe për të mos qenë të egër dhe të pamëshirshëm. Këto dy standarde shteti janë rruga pa kthim ku shteti ka hyrë, ku sigurisht së bashku qytetarë-opozitë do ta nxjerrim sa më parë.

A jeni të unifikuar nesër në parlament?

Pyetje e ezauruar nga unë për çështjen e lojërave të fatit. Miqësisht ju ftoj që deklarimet publike të bëra jo atëherë po të rimarra dhe në ditët e tjera pasi unë i kam rimarrë dhe për lehtësinë tuaj kemi qenë shumë të qartë që kur kryeministri në 2016 u shpreh se kishte vështirësi se nuk gjente numrat, i kam deklaruar që në atë kohë jemi tre vjet më parë, 3 vjet më parë do kishim dhe 600 milionë euro të tjera në buxhetin e shtetit dhe kjo duhet tu shqetësojë, 1 miliardëshi. Jo majmunllëku i ditës i kryeministrit dhe majmunët e tjerë të bashkisë që bëjnë sikur përdëllohen ndërkohë që kanë zhvatur 1 miliardë euro popullit. Dhe që në atë kohë i kam thënë, të gjitha votat e LSI janë këtu. Në qofsh i zoti të bësh votat e deputetëve të tu silli. Të gjithë votat e deputetëve të LSI-së do ishin në mbështetje në atë kohë. Madje kam deklaruar nëse dikush nuk do mbështeste me vendim të unifikuar të grupit, do përjashtohej nga grupi.

Do të jetë LSI nesër në parlament?

Ky është një vendim politik, që nuk ka lidhje me ditën e nesërme. Ne kemi një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin pasi kemi çështje të mëdha në parlament të cilat kanë mbetur pa zgjidhje. Ju e dini që ne kemi propozuar një ligj për konçensionet që hanë miliarda lekë në vit. Ligj i cili sot e kësaj dite ka 3 vjet që nuk merret në shqyrtim nga parlamenti. Pra një parlament që ka refuzuar të gjithë nismat, ka marrë nismat kushtetuese të opozitës për Vettingun politik dhe I shtyn e i zgjat duke kërkuar mendim të Komisionit të Venecias, kështu që ky vendim i kushtëzuar është i pandryshuar. Nuk ka lidhje as me një ligj apo as me një dengël të radhës të kryeministrit. Unë po pres sot sqarimet dhe po i drejtohem publikisht Prokurorisë shqiptare për të ndarë pozicionet, nëse do bëhet palë në këtë vjedhje 1 miliardëshe dhe kjo duhet të jetë përqendrimi juaj i të gjithëve. Besoj në një moment të vetëm do shkëputeni nga dënglat e zyrës së shtypit të Edi Ramës dhe të budallenjve që drejtojnë atë. Dhe do jeni të shqetësuar të gjithë si qytetarë si  1 miliardë euro të vjedhura janë një peshë e madhe mbi ju të gjithë. Si një borxh publik që rëndohet dhe thellohet, që e bën që dhe karburanti i makinave të vejë afër 1900 lekë, janë një kolaps ekonomike të cilët kolegët tuaj të Zërit të Amerikës, e denoncojnë. Po këtë prokupacion ju ftoj ta keni edhe ju në pasqyrimet mediatike. Bëhet fjalë për 1 miliardë euro.

Z.Vasili a ka bisedime mes PD dhe LSI-së, për sa i përket anëtarëve të rinj në KQZ?

Nuk kemi asnjë raport me Parlamentin për këtë çështje, sepse kjo kërkesë ka lindur nga Parlamenti. Dhe pa vendosur Parlamentin në ligjshmërinë e tij, nuk do ketë asnjë komunikim me Parlamentin për asnjë çështje përfshirë dhe çështjen në fjalë. Pasi siç e dini janë dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me emërime apo me propozime që lidhen dhe me institucione të tjera për të cilat ne kemi ndërtuar këtë marrëdhënie të kushtëzuar pasi ky Parlament është inekzistent. Dhe nuk mund të shkojmë të diskutojmë për këtë filan kandidat ndërkohë që ka çështje madhore. Është një Parlament i bllokuar i kapur dhe që flet dhe funksionon në mënyrë moniste. Ndan e ndan paratë atje apo miratojnë ligje të tjera për ti bërë alibi 1 miliardë eurove të humbura lart e poshtë.

Jemi në zgjedhjet parlamentare dhe në këtë rast KQZ është institucioni kryesor që administron zgjedhjet? Po paralajmëroni një bojkot të mundshëm?

As do të ketë bojkot zgjedhjesh, të jeni të qetë. Ju duhet tu prokupojë jo kjo, por sesi KQZ është bllokuar dhe në mënyrë të njëanshme PS ka marrë dhe ka paraqitur draftet e saj duke shënuar gjëma të padëgjuara në historinë e pluralizmit shqiptar se kurrë një parti politike nuk ka paraqitur në mënyrë të njëanshme draftet e reformës duke bllokuar Reformën Zgjedhore, e ç’mund të flasim për KQZ ? Edhe njëherë po ju them me shumë bindje që besoj të ndrijë dhe horizontin më të gjerë në këto përgjigje. Kemi një komision të Reformës Zgjedhore të bllokuar, që është një nga prioritetet e vendosura në kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim. Besoj që negociatat për anëtarësim kanë zënë kohën tuaj mediatike pa fund.

Ky moment kyç është bllokuar nga Partia Socialiste, pa zhbllokuar këtë moment, çfarë instrumenti do përdorim? Ç’kuptim ka kjo pa Reformë Zgjedhore, pa ditur se si do të ndalim shitblerjen e votës, ku mbi 20% e votave, e pohon Këshilli i Evropës, e jo opozita, se opozita ka konstatime shumë më të larta dhe shumë më të frikshme se kaq. Po pranojnë ato. Ç’të flasim ne për ata të KQZ-së? Ç’të bëjnë? Do kemi një KQZ që kemi hall që ta ngremë sa më parë ta legjitimojmë vjedhjen e votës së radhës? Jo , do i japim përgjigje njëherë kësaj në radhë të parë. Dhe si shqiptarët, si vota jote dhe vota ime, të numërohet tamam. Jo votën time dhe tënden, unë e hedh për LSI, ti e hedh për kë do dhe i numërohet PS-së. Ja kjo është çështja.

Në lidhje me arrestimet më të fundit, ka pasur dy qëndrime si nga LSI dhe PD. Tani unë dua të di nëse opozita është e unifikuar në qëndrimin e saj ndaj mazhorancës?

Është e unifikuar.Partia Demokratike, kryetari i saj, ka deklaruar që këto arrestime janë arrestime cironkash, ndërkohë që peshqit e mëdhenj si Vangjush Dako e të tjerë, janë të lirë dhe nuk po arrestohen. Ndërkohë që, znj. Kryemadhi një ditë më parë i cilësoi këto arrestime si një sinjal të mirë sa i takon të paktën përparësisë për në Bashkimin Evropian. Pra, kur arrestohen keqbërës ose njerëz që arrestohen, në fakt është një sinjal i mirë për Shqipërinë. A ka qëndrim të kundërt?

Nuk ka qëndrim, por ju keni një gjë shumë, nuk do thosha negative sepse nuk dua të jem absolutisht ofensivë me ju, merrni gjithnjë fjali jashtë kontekstit. Zonja Kryemadhi ka bërë një deklaratë të gjerë dhe të plotë, ku kjo është një shenjë por duhet të shkojmë të shikojmë ecurinë. E ka thënë shumë qartë, se kemi parë dhe arrestime grupesh të mëdha, po ju keni raportuar dhe jo unë, ku 90% e atyre të arrestuarve, kanë dalë të nesërmen jashtë nga burgu. Ne kemi pasur të tilla,ku doli një çështje për audio përgjimin e vëllait të ministrit dhe në mënyrë misterioze vëllai i ministrit iku jashtë shtetit dhe ju s`dini se ku ndodhet. Absolutisht. Ju nuk e dini, ju s`keni komunikim zyrtar se ku ndodhet dhe ku vuan dënimin. Pra, kemi pasur 1000 raste, ku është bërë një apo dy arrestime, të cilat unë bashkohen me të dy mesazhet, pra ka një sinjal lëvizjeje, por të vërtetave të mëdha u rrihet larg. Kryetari i opozitës u thërrit në Prokurori e Shqipërisë, apo jo? Por ju gjithmonë harroni dhe nuk pyesni, nuk e di pse nuk më pyesni dhe pse nuk ua çojnë ato pyetjet kur ua çojnë dhe pse s`ja u çojnë edhe këtë. Nuk ka asnjë gjë të keqe se edhe konsultimi redaksional është i mirë pranuar.

Çështja qëndron këtu. A jeni të shqetësuar që Kryeministri i vendit ka çështje të hapur penale për çështjen e audio përgjimit dhe Prokuroria e mbyll? Dhe ne e kemi denoncuar qartë që mbyllen në mënyrë të turpshme dhe brenda padisë kur e mbyllin, ua kanë bërë zyrat e PS, saqë kallëzues janë të tjerë dhe u referohen kallëzuesve të tjerë? Së dyti, një çështje tjetër e Kryeministrit. Ju e dini që kishte një çështje penale që i bëri thirrje policisë ”hidhni uniformat dhe mblidhni votat për PS” dhe u mbyll me një falje në Facebook. Keni dëgjuar ju që mbyllet vepër penale me një falje në Facebook? Ka prapë edhe një çështje tjetër që ne e kemi hapur ndaj Kryeministrit dhe ne dje kemi depozituar dhe ankimimin që po prisja të pyesnit për ankimimin tonë, për padinë e mbyllur të Kryeministrit së fundmi që ishte padia që lëshuam për audiopërgjimin. Kishte marrë përsipër që e kishte bërë ky ekspertizën e audiopërgjimit, ku ju e dini që është një nga gjërat më të turpshme, më të rëndat ligjore, ndërkohë që Prokuroria sot nuk e ka mbyllur si duhet. Nuk ka një ekspertizë të audiopërgjimit.

Pra, në këto kushte ka shumë të drejtë që formulohen dyshime të mëdha. Ju e dini që Kryetari i opozitës akuzohet se pse ke thënë ti e ke zbuluar sekretin hetimor për një çështje që kishte të bënte me Toyota Yaris? Po kush e zotëronte sekretin hetimor? Po vetë hetuesit e zotëronin. Nuk e zotëronte PD. Po aksionet e reja, kush i bën? Policia e shtetit. Kur këta nuk i mbajnë dot sekretet, është faji i opozitës që të denoncojë? Zoti Vasho bëri shumë mirë që e denoncoi se denoncimi prishi një punë. Ato 3.5 milionë do ndaheshin kështu rehat-rehat, do i merrnin pa u ndjerë ato paratë, do i ndanin me njëri tjetrit dhe do shkonin atje ku ishin ngarkuar në destinacion. Pra, këto dy standarde të shëmtuara që do e shpërbëjnë shtetin, që një standard është që hetohet pse ke thënë të vërtetën dhe nuk hetohesh kur ke bërë një mashtrim të madh publik si Kryeministri, këto dy drejtësi janë shqetësimi madhor, edhe për mua dhe për ju si qytetarë të këtij vendi.