Petrit Vasili: Kryeministri moçal, që s’fliste për shefat e policisë të drogës në arrati, sot kërcënon denoncuesit e dhunës

460
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka reaguar me anë të një postimi në Facebook kundër kryeministrit Rama për çështjen e oficierit Nuhu. “Sapo një oficer policie denoncon dhunën e neveritshme ndaj një vajze të re del me vrap zhaba dhe e kërcënon e shan dhe përbetohet se do ta kapë.Ky që rrinte si i menderosur kur kapeshin shefat e policisë që bënin drogë tani i erdhi zëri dhe bërtet,por është zë aq i dobët e i menderosur sa zëri i zhabës.”-shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Kryeministri moçal,që s’fliste për shefat e policisë të drogës në arrati,sot kërcënon denoncuesit e dhunës.

Një grup shefash policie që drejtonin trafikun e drogës u arratisën kohë më parë.Ata ishin prova më e rëndë dhe tmerrshme e nje policie te inkriminuar pa shërim.
Ky kryeministri moçal s’guxoi të fliste një fjalë për këta po rrinte si zhabë dhe mezi priste lajmin e gëzuar që shefat e policise ikën dhe i shpëtuan arrestimit.
Ky zhaba as ju kërcënua atyre, as u ndje,as tha gjë prej gjëje,as u betua për ndonjë luftë a betejë me ta.
Sapo një oficer policie denoncon dhunën e neveritshme ndaj një vajze të re del me vrap zhaba dhe e kërcënon e shan dhe përbetohet se do ta kapë.
Ky që rrinte si i menderosur kur kapeshin shefat e policisë që bënin drogë tani i erdhi zëri dhe bërtet,por është zë aq i dobët e i menderosur sa zëri i zhabës.
Heronjtë e këtij zhabës janë ata që përdhunojne,që trafikojnë drogë,dhe janë pjesë e krimineleve,ndersa armiqtë e tij janë ata që e denoncojnë dhunën drogën krimin si Emiljano Nuhu,Dritan Zagani etj.
Zhaba apo heroi i horrave nuk votoi arrestimin e ish ministrit të brendshëm të përfshirë në trafik droge,mori përsipër mbrojtjen e Agron Xhafës trafikant droge edhe gënjeu për të.
Këta janë heronjtë e dashur të mocalit kryeministror që vjen erë të ndyrë.