Petrit Vasili: Kryeministri kriminel dhe ministri i Brendshëm bandit të ikin sot, nesër është vonë

453
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për incidentet e sotme të policisë më qytetarët që kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj duhet të largohen sa më parë.

““Banditët po dërrmohen…….pa kthim!!

Kryeministri kriminel dhe ministri i Brendshëm bandit tashmë janë identifikuar qartë si përgjegjësit kryesore për shkeljen dhe dhunimin e ligjit.

Ta harrojnë këta dy banditë se do të bëjnë Shqipërine çiflig të tyre. E dinë shumë mirë që pretenca e ikjes ju është dhënë te dyve, edhe ne e dimë se ku dhe nga kush….. E dimë që ju duhen ca ditë për të zhdukur letrat që i kompromentojnë keq, ndonëse kopjet e tyre janë atje ku duhen….. Ikni shpejt budallenj, koha është tani nesër do të jetë vërtetë shumë “vonë”.”-shkruan Vasili.