Petrit Vasili: Kryeministri kapet me presh në dorë

558
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Kryeministri kapet me presh në dorë.

Por fajin sipas tij nuk e ka as ai as Valdrin Pjetri por e kanë ata që ja tregojnë preshin.

Lexojeni çfarë ka thënë derdimeni sot në Lezhë duke shpjeguar preshin e Valdrin Pjetrit:

“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.

Pas kësaj ju e kuptoni shumë qartë se çfarë turpi është ky kryeministër dhe gjithshka përfaqëson ai dhe çfarë ka përqark tij.