Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës së kreut të qeverisë në kuvend pas mosdekretimit të kandidaturës së tij për Minister të Brendshëm.
Kreu i grupit të LSI Vasili shkruan në një shenim në rrjetet sociale se kryeministri vuri kujën për Lleshajn në mes të Parlamentit.
Postimi i plotë:
Kryeministri i plagosur shpirtërisht qan për Lleshaj në kuvend.
Kryeministri që nuk vuri kujën se Shqipëria u mbyt me drogë dhe u pagëzua si Kolumbia e Europës,apo që është vendi i parë në Europë për emigrimin e fëmijëve,apo që u rikthye në listën e zezë të vendeve që pastrojnë para,apo që krimi i organizuar dhe dhjetëra banda janë sheshit nëpër Shqipëri sot: vuri kujën në mes të parlamentit e qan e qan aq fort për Lleshajn.
Duket një qarje që shkon përtej kushtetutës,një qarje, që i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi..
Mbaje veten kryeministër se le nam mos ngatërro punët e shtetit me punët e shpirtit.